YouTube po teston Moodwall që ju të gjeni videot sipas disponimit

Web - Autori Kujtim L. Postuar me: 27.08.2012 - 9:02 am | 0 Comments

YouTube është duke testuar mënyrën e re për gjetjen e përmbajtjes të quajtur Moodwall. Një imazh i pamjes së re u publikua nga James Dart i Guardian, që shfaq mundësinë që “të bëni kërkim për video sipas disponimit”. Disponimet e ndryshme që ofrohen fillojnë nga ‘Funny’ (qesharake), ‘Fast’ (shpejtë) dhe ‘Inspiring’ (inspiruese) dhe deri tek ato më pak tronditëse ‘Catchy’ (tërheqëse) — mbase jo gjithmonë keni dashur të kërkoni video tërheqëse? Nga përshtypjet e para të përdoruesve si duket disponimet atribuohen nga vet YouTube, dhe jo nga përdoruesit.

Janë vërejtur disa përdorues që ankohen për të metat e Moodwall në një sërë temash në forumet përkrahëse të Google, por nuk është e qartë se sa i përhapur është sprovimi i këtij funksioni, ose nëse planifikohet aplikimi i plotë i tij në të ardhmen. Youtube ende nuk ka dalur me ndonjë koment zyrtar rreth kësaj. /itshqip.com

 



Publikuar nga


Kujtimi është autor në itshqip.com, i cili kohën e lirë e shfrytëzon për të shkruar. Është punëtor në mërgim, entuziast i Teknologjisë dhe Informatikës.


Shkruaj nje koment

XHTML: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Read more:
ubuntu-home
Erdh Ubuntu 11.04

Verzioni i ri i sistemit operativ Ubuntu me emrin "Natty Narwhal" tani është në dispozicion për shkarkim. Ndryshim i madh...

phishing-thumb
Kidnapimi i tabeve, lloji rri i sulmeve phishing.

Shumica e sulmeve phishing, janë të lehta për ti zbuluar. Nëse adresa faqes është e ndryshme nga ajo qe ju...

Close