Youtube, Nvidia dhe Mozilla sjellin 3D teknologjinë tek shfletuesit.

Hardware - Autori Albo B. Postuar me: 28.05.2011 - 6:34 pm | 2 Comments

3D teknologjia filloi dalë ngadalë të afrohet nga kinematë tek shtëpitë tona. Mozilla, NVIDIA dhe Youtube njoftuan partneritet, qëllimi i të cilës është të mundësohet 3D video përmes HTML 5. Kuptohet këto video tani për tani mund të shikohen vetëm në Firefox 4 dhe do të jenë në dispozicion vetëm për ato sisteme të cilat kanë NVIDIA 3D Vision harduerë.

Youtube tashmë përmban disa mijra 3D video, kurse tani me këtë partneritet përfundimisht do të jenë në dispozicion edhe për publikun më të gjerë. Youtube do të transkodon këto video në WebM, media e lirë për video dhe audio formatë, për të përdorur “playerin” e tyre HTML5. Nëse keni të instaluar 3D Vision, me futjen e yt3d, tagu për gjith 3D videot e enkoduara në shfletuesin Youtube, do tu shfaqen të gjitha 3D video përmbajtjet. Gjithashtu edhe hardueri duhet të rregullohet që të punojë në 3D.

3D Vision, është një kombinim i një hardueri dhe softueri, dhe kur në këtë të shtohen edhe syzat speciale për 3D, mundësohet një përvojë e shkëlqyeshme 3D e projektuar për gjith gamerët, filmofilët dhe foto entuziastët./itshqip



Publikuar nga


Albo eshte autor në Itshqip.com, i cili në kohën e lirë preferon të shkruan, është student dhe një person i apasionuar pas Teknologjisë dhe Informatikës. Më shum është i përkushtuar për Sigurin në Internet, më saktësisht sigurinë në faqet e internetit dhe softuerëve.


Displaying 2 Comments

  1. tutorialeshqip says:

    interesante :)

  2. [...] Burimi: http://www.itshqip.com/youtube-nvidia-dhe-mozilla-sjellin-3d-teknologjine-tek-shfletuesit#ixzz1OOhzj… [...]

Shkruaj nje koment

XHTML: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Read more:
chrome-top-app-store
Google Chrome për iOS (video)

Pas debutimit zyrtar të shfletuesit Google Chrome në platformën iOS, duket se aplikacioni është goditur nga shkarkimet dhe tani për...

kancer
Lajme të mira: Telefonat mobil nuk shkaktojnë kancer

Shoqata Daneze për kancer zbuloi se telefonat mobil nuk shkaktojnë këtë sëmundje të rëndë. Ky zbulim është si rezultat i...

Close