Worm që infekton Yahoo! Messenger dhe Skype

Lajme - Autori cRu3l.b0y Postuar me: 9.05.2010 - 3:15 pm | 0 Comments

Hulumtuesit e Sigurimit paralajmërojnë se një Worm i ri është lëshuar me synim përdoruesit e mesazheve të çastit. Më saktësisht përdoruesit e Yahoo! Messenger (Y) dhe Skype, sulmet përdorin një teknikë të ashtuquajtur “Social Engeneering”, për të mashtruar viktimat, ku ndër to mund të jesh dhe ti. Mesazhet e përdorur për të joshur viktimat potenciale janë më joshës dhe varion me çdo sulm. “Does my new hair style look good? bad? Perfect? “, ose “My printer is about to be thrown through a window if this pic won’t come our right. You see anything wrong with it?”, këto janë thjesht dy shembuj. Gjithashtu URL-ja që shfaqet në mesazh përfundon me .JPG, kjo lidhje të ridrejton në një faqe të ngjajshme me rapishare.com të quajtur tinyfilehost.com. Me klikimin e butonit Download në faqe, shkakton një shkarkim të një arkiv të quajtur “NewPhoto024.JPG.zip”. Mbrenda arkives gjindet nje .COM MSO-DOS skedar ekzekutues ndryshe i quajtur NewPhoto024.JPG_www.tinyfilehost.com, që instalon një backdoor të quajtur Tofsee, Flot ose Skyhoo, varet nga antivirusi juaj. Rreziku është aq i madh saqë BitDefender e panë të arsyeshme të leshojnë removal tool të posacme për këtë Worm. Dhe tani sa jam duke e shkruar kete artikull, ende ka antivirus qe nuk e njohin si virus kete Worm, shikoni:

http://www.virustotal.com/analisis/6c8f82e40c7b4f

Pamja e virusit:



Publikuar nga





Shkruaj nje koment

XHTML: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Read more:
apple-vs-samsung
Samsung sërish e provokon Apple-n (video)

Nuk dihet se çfarë qëllimesh ka Samsung me reklamat e njëpasnjëshme, të cilat po i poston në videoteken online YouTube....

instagram
Instagram është një nga aplikacionet iPhone me rritje më të shpejtë

Instagram ishte shfaqur në shitoren për aplikacione të kompanisë Apple vetëm para 9 muajve dhe sotë është një ndër aplikacionet...

Close