Wikileaks është nominuar për çmimin Nobel për paqe.

Lajme - Autori Albo B. Postuar me: 3.02.2011 - 12:00 pm | 0 Comments

Faqja e cila zbuloi mijëra dokumente për luftërat në Irak, Avganistan dhe mijëra dokumente tjera diplomatike të SHBA-së, për presidentin Kenian, për çdo gjë të fshehtë në mandatin e tij 4 vjeçar, është nominuar për çmimin Nobel të paqës 2011.

Afati i fundit për paraqitjen në nominime ishte më 2 shkurt, kur parlamentari norvegjez Snore Velen njoftoi se Komiteti i çmimit Nobel ka miratuar këtë nominim të Wikileaks.

“Duke publikuar informacione për korupsionin, shkeljen e të drejtave të njeriut dhe krimet e luftës, Wikileas është një konkurent natyrorë për çmimin Nobel për paqë.” thotë Valen duke e futur këtë faqe në mesin e personave inspirues, polikanë dhe luftarë tjerë për të drejtat e njeriut, kurse vitin e kaluar presidenti i SHBA-së, Barak Obama, kishte dënuar ashpër Wikileaks për publikimin e dokumenteve.

Aktualisht, Wikileaks ka problem me donacionet, pasi Visa dhe MasterCard dhe të tjerët bllokuan donacionet për faqen, kurse krijuesi Xhulijan Asanzh ndodhet akoma në burg shtëpiak në Angli ku pritet gjykimi për ekstradimin e tijë në Suedi ku është akuzuar për përdhunim seksual. Asanzh është duke u mbrojtur, dhe është kundër ekstradimin pasi që beson se autoritetet suedeze mund ta dorëzojnë atë në SHBA ku mund të gjykohet për “spiunim”. Në SHBA kishte dhe thirrje publike për vrasje të z.Asanzh./itshqip.com


Publikuar nga


Albo eshte autor në Itshqip.com, i cili në kohën e lirë preferon të shkruan, është student dhe një person i apasionuar pas Teknologjisë dhe Informatikës. Më shum është i përkushtuar për Sigurin në Internet, më saktësisht sigurinë në faqet e internetit dhe softuerëve.


Shkruaj nje koment

XHTML: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Read more:
iPad 9.7
iPad 9.7 inç do vijë këtë pranverë?

Gjenerata e ardhshme e iPad do të ketë një dizajn të ri me Display Retina që pritet edhe për modelin...

samsung-galaxy-s3
Samsung Galaxy S3, në prill?

Ndërsa Samsung nuk ka pranuar ta prezantoj atë në WMC 2012, duket se do ta zbuloj në muajin Prill. Sipas...

Close