Wave me virus gratis.

Hardware - Autori Albo B. Postuar me: 5.06.2010 - 5:56 pm | 0 Comments

Një pjesë e pronarëve krenar të Samsung Wave, pavarsisht nga telefoni i zbukuruar me një harduer të fuqishëm, fituan dhe kartela memorike të pajisura me virusë.

Një pjesë e blersëve të telefonit të mençur Samsung S8500 Wave, përveç telefonit të rri me ekran të ndjeshëm në prekje dhe harduer të fuqishëm, fituan edhe disa mundësi te padëshiruara. Bëhet fjalë për virusin Win32/Heur i cili shfaqet në formën e një skedari slmvsrc.exe tek microSD kartelës i cili vjen së bashku me paisjen Wave S8500.

Kur bëhet lidhja e telefonit celular(S8500) me sistemin operativ Windows, në mënyrë automatike infektohet kompjuteri, duke supozuar në atë se përdoruesi nuk ka mbrojtje adekuate nga antivirusë, ku ka mundësin për Auto-run.

Samsung është në dijeni për këtë lëshim, dhe po mundohet ta zgjidh problemin sa më shpejtë që është e mundur, kjo kompani po mundohet gjithashtu te zbutë sadopak edhe tensionin që është krijuar.



Publikuar nga


Albo eshte autor në Itshqip.com, i cili në kohën e lirë preferon të shkruan, është student dhe një person i apasionuar pas Teknologjisë dhe Informatikës. Më shum është i përkushtuar për Sigurin në Internet, më saktësisht sigurinë në faqet e internetit dhe softuerëve.


Shkruaj nje koment

XHTML: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Read more:
Apple prezenton MAcBook Air ultra të hollë
Apple prezenton MAcBook Air ultra të hollë

Kur Mac bashkohet me iPad rezultati është i mahnitshëm. Siv Xhobs ka paralajmëruar noutbuk Macbook Air ultra të hollë, në...

paypal-vs-googlecheckout
Paypal ka paditur Google për pagesat mobile.

Paypal ka ngridur padi vetëm një ditë pasi Google prezentoi "kuletën" mobile, duke akuzuar se Google është duke i vjedhur...

Close