Video editimi, montimi dhe konvertimi me AVS
Këtë herë do të shpjegoj se si bëhet editimi, montimi dhe konvertimi i video skedave me avs video converter. Pse avs video converter? thjeshtë sepse:
1. ky konvertues përkrah shumë video formate hyrëse/dalëse
2. për lehtësinë e përdorimit,
3. merr kohë relativisht të shkurtër për konvertim,
4. video humb shumë pak në kualitetin e fotografisë dhe zërit.
hapi i parë: zgjedhni video skedën tuaj
hapni avs video converter. zvarritni videon në dritaren e programit ose klikoni shenjën + në anën e djathtë, dhe pastaj browse që të gjeni skedën tuaj.
- kur video hyrëse është disk DVD, mjafton të zgjedhni shtegun e skedës burimore: x:\video_ts\video_ts.ifo. “x” shënon dvd-romin tuaj ose dosjen ku gjindet dvd.


hapi i dytë: zgjedhni formatin
zgjedhni formatin në të cilin dëshironi të konvertoni videon tuaj (në këtë rast, nga .mkv në avi) duke klikuar ikonën e një formati:
në avi për krijimin e videos për pc, archos, creative zen vision, dhe youtube, myspace dhe google video;
në dvd për djegje të videos ose ruajtjen e videos në pc në formatin dvd;
në mp4 për apple ipod, sony psp, epson p-2000/4000 ose telefon mobil që mbështet mpeg-4;
në mpeg për ruajtjen e videos në formatin mpeg-1 ose mpeg-2 në pc;
në WMV për kompjuter xhepi që përdor sistemin operativ windows mobil, sikurse hp ipaq;
në flv për shpërndarjen e videos në internet;
në blu-ray për djegjen në disk blu-ray ose ruajtjen e videos në pc në format blu-ray;
në mov për quick time player;
në rm për emetim të videos në internet;
në 3gp për telefona mobil me mbeshtetje të 3gpp dhe 3gp2;
në swf për krijimin e videos që duhet vendosur në uebfaqe;
në mkv për ruajtjen e videos në pc;
në dpg për konsolat e lojërave nintendo ds ose nintendo ds lite;
në amv për mp4 player dhe s1 mp3 player;
në mtv për mp3/mp4 player;
në gif për krijim të animacioneve të thjeshta për faqe;
në ts për krijimin e videos në definicion të lartë (hd) për pc ose pajisjet si dune hd ultra, sony playstation3;
në m2ts për krijimin e videos në definicion të lartë (hd);
në webm për html5 video për ngulitje të videos me kualitet të lartë në uebfaqe.

- nëse dëshironi të konvertoni videon tuaj për një pajisje portabël specifike mund të klikoni në devices dhe të zgjedhni pajisjen që ju duhet.

nëse keni nevojë të konvertoni një video për uebfaqe për video-këmbim, klikoni në web dhe zgjedhni formatin për uebfaqen përkatëse.

hapi i tretë: caktoni shtegun për video skedën dalëse
klikoni browse pranë fushës output file name dhe zgjedhni një cak në harddisk ku do të ruani video skedën dalëse.
- kur zgjedhni se ku duhet ruajtur video skedën dalëse, gjithmonë zgjedhni të ruani skedën në harddiskun e kompjuterit tuaj personal.
hapi i katërt: zgjedhni një nga profilet
në listën profile zgjedhni një nga profilet e paracaktuara

ose, klikoni në advanced, që të caktoni ju vet parametrat e profilit në pjesën output file kur keni të përzgjedhur conversion options. varësisht nga hapësira, qëllimi i përdorimit dhe pajisja në të cilën do të shikohet video, zgjedhni vlera më të mëdha, për cilësi më të lartë të imazheve. zakonisht, unë zgjedhi përmasat 1280 x 720, ngjeshje 1200 mbit/s, 25 fps (apo fps që ka video origjinale), që normalisht nuk mjaftojnë por, mungesat i mbuloj me përdorimin e efekteve, si kontrast, mprehtësi, etj.
hapi i pestë: zgjedhni audio formatin
derisa keni të hapur opcionin advanced, nën video parametrat do të gjeni listën me audio formatet. këtu mund të zgjedhni audio formatin, si dhe të caktoni parametrat e zërimit. zakonisht, unë zgjedhi mp3 me 44100 hz, 16 bit, 128 kbps, stereo.

hapi i gjashtë: zgjedhni aspektin
për të zgjedhur aspektin (raporti proporcional në mes lartësisë dhe gjërësisë) klikoni aspect correction (frame aspect ratio). aspect correction mund të jetë shumë i dobishëm kur ndryshoni lartësinë dhe gjërësinë e skedës origjinale. në këtë rast proporcionet e imazhit mund të ndryshojnë dhe do të duhet t’i korrigjoni për t’u shmangur ndonjë deformim eventual.
input video aspect
tek input video aspect correction mund të korrigjoni raportin e aspektit të skedës hyrëse.
këtu gjeni këto opcione:
original – përdoret për të caktuar raportin e aspektit ashtu si është në vet skedën hyrëse.
4:3 – përdoret për të caktuar aspektin 4:3.
16:9 – përdoret për të caktuar aspektin 16:9.
width:height – përdoret për të caktuar aspektin që do të përllogaritet bazuar në gjërësinë dhe lartësinë e skedës hyrëse.
custom – përdoret për të caktuar aspektin që do të përllogaritet bazuar në vlerat që caktoni sipas dëshirës suaj, për gjërësi dhe lartësi.
output video aspect
original – rizmadhimi i skedës dalëse do të korrigjohet në përputhje me përpjesëtimin e lartësisë dhe gjërësisë së skedës hyrëse. kjo bëhet për të ruajtur proporcionet e imazhit të skedës origjinale dhe të shmangen deformimet.
no correction – rizmadhimi i skedës dalëse do të bëhet në përputhje me konfigurimin e lartësisë dhe gjërësisë që keni zgjedhur në conversion options. përdorni këtë vetëm kur jeni të sigurt se imazhi nuk do të pësoj nga parametrat e zgjedhur.
4:3 (Standard Screen) – rizmadhimi i skedës dalëse do të korrigjohet ashtu që raporti i gjërësisë dhe lartësisë të jetë në përpjesëtim 4 me 3 dhe imazhi dalës do të mund të riprodhohet në tv me monitor standard pa ndonjë deformim.
16:9 (Wide Screen) – rizmadhimi i skedës dalëse do të korrigjohet ashtu që raporti i gjërësisë dhe lartësisë të jetë në përpjesëtim 16 me 9 dhe imazhi dalës do të mund të riprodhohet në tv me monitor të gjërë, pa ndonjë deformim.

- në rast se përdorni korrigjim aspekti (Original, 4:3 ose 16:9), shiritat e zinj mund të shtohen në imazh, horizontalisht ose vertikalisht. për t’i prerë këta shirita, mund të përdoret funksioni i prerjes (crop). thjeshtë, e zvarrisni treguesin tek vlera përkatëse. keni kujdes që të mos bëni prerjen e vet imazhit (rezultati i aspektit të papershtatshëm shihet në foton më poshtë).

- bëni prova me aspekte të ndyshëm që të gjeni atë që më mirë i përshtatet projektit tuaj.
Hapi i gjashtë: zgjedhni efektet (filtrat)
për të edituar video skedën, klikoni edit.

në dritaren që hapet, mund të zgjedhni efektet që dëshironi të përdorni për të përmirësuar cilësinë e videos. zvarrisni ikonën e ndonjë efekti në shiritin e përpunimit.

zgjatni ose shkurtoni kohëzgjatjen e atij efekti duke e tërhequr skajin e efektit djathtas/majtas.

përcaktoni vlerat e efektit duke klikuar properties.

ruani vlerat e zgjedhura duke klikuar done.

- nëqoftëse dëshironi të fshini efektin, klikoni me të djathtën efektin në shiritin e përpunimit dhe, zgjedhni delete object.

- këto janë veprimet që duhet ndërmarrë pothuajse për secilin nga efektet.
brightness
efekti brightness ju mundëson të bëni ndryshime në hapjen dhe mbylljen e ngjyrave.
brightness ex
efekti brightness ex ju mundëson të bëni ndryshime në hapjen dhe mbylljen e ndonjërës nga ngjyrat që zgjedhni: kuq, gjelbër dhe kaltër (RGB).
contrast
efekti contrast rregullon kontrastin në imazh. vlerat e mundshme janë -100 deri +100.
gamma
efekti gamma matë ndriçimin e vlerave të toneve ndërmjetëse dhe ndryshon vlerat e pikselëve në një imazh. sa më e lartë gamma aq më i ndritshëm bëhet një imazh.
equalize
efekti equalize normalizon histogramin e një skede. është një vegël automatike për barazim që, nuk ka konfigurim manual.
autobrightness
efekti autobrightness ju mundëson të bëni automatikisht përshtatje të thjeshta të vargut tonal. autobrightness është ndriçimi ose errësimi i ngjyrave.
autocontrast
efekti autocontrast rregullon automatikisht, kontrastin e gjithmbarshëm dhe përzierjen e ngjyrave në një imazh. kur identifikon pikselët më të ndritshëm dhe më të errët në imazh, autocontrast i pret pikselët me të bardhë dhe të zezë për 0.5% – pra, e injoron 0.5% e parë të tyre.
autolevels
efekti autolevels definon pikselët më të ndritshëm dhe më të errët në kanal të secilës ngjyrë si të bardhë dhe të zezë dhe pastaj, bën ridistribuimin e vlerave të pikselëve në përpjesëtim. pra, ndodh që ndonjë ngjyrë do t’a heq e ndonjë t’a shtoj.
hue
efekti hue ju mundëson të bëni ngjyrimin e tërë imazhit. përcaktimi i hue, ose ngjyrimi, paraqet një lëvizje në rrethin e ngjyrave. hue është ngjyra e reflektuar nga një objekt ose e transmetuar nëpër të. matet si një lokacion i shprehur me shkallë nga 0° deri në 360°, në të kuqe, portokalltë, ose gjelbër.
saturation
efekti saturation (chroma), është fuqia ose pastërtia e ngjyrës. saturation paraqet sasinë e ngjyrës së përhitur në proporcion me ngjyrimin (hue), matur si përqindje nga 0% (përhitur) deri në 100% (thellësi e plotë). në rrethin standard të ngjyrave, saturation rritet nga qendra drejt skajeve.
temperature
efekti temperature ju mundëson të shëndrroni ngjyrat e video në të ngrohta apo të ftohta. vlerat negative paraqesin ngjyrat e ftohta, ndërsa ato pozitive, ngjyrat e ngrohta.
image
efekti image ju mundëson të vendosni një imazh në video skedën tuaj. kjo arrihet kështu:
- path – klikoni browse që të gjeni imazhin e duhur në kompjuterin tuaj dhe futni atë imazh në program.
- angle – caktoni këndin e rrotullimit.
- alpha – caktoni nivelin e tejdukshmërisë.
- keep aspect ratio – plotësoni këtë kuti, nëse dëshironi të ruani aspektin e imazhit të importuar.
- apply transparent color – plotësoni kutinë që të bëni të tejdukshme një nga ngjyrat e imazhit të importuar.
- color – zgjedhni ngjyrën në kutinë përkatëse, nëse keni plotësuar kutinë në rastin e lartëpërmendur.

- caktoni nivelin e tejdukshmërisë (nga 100 në zbritje).
- për të zgjedhur pozitën ku duhet qëndruar një imazh, thjeshtë e tërheqni zvarrë imazhin aty ku keni dëshirë.
- për të ndryshuar madhësinë e imazhit, tërhiqni kornizën apo këndin e imazhit.

hapi i shtatë: konvertoni skedat tuaja
pasi keni caktuar të gjitha parametrat për konvertim dhe jeni të kënaqur me editim, klikoni convert now, që të filloni me konvertimin.
disa fjalë rreth montimit dhe prerjes së skedave
një përparësi e këtij video konvertuesi është mundësia e montimit të video skedave në formate nga më të ndryshmet.

kur doni të bëni një montim, veproni njëlloj sikurse me çdo video skedë tjetër, zvarrisni në dritaren e programit ose përdorni browse. shtoni aq skeda sa dëshironi.

nëse dëshironi të heqni ndonjë pjesë nga video, klikoni edit. gjeni skenën ku duhet filluar prerjen dhe, klikoni ikonën trim start.

gjeni skenën ku duhet të përfundoj prerja dhe, klikoni ikonën trim end.

nëse duhet prerë skenat saktësisht, klikoni properties.

në ekranet e vogla që paraqiten, zgjedhni kohën e saktë (mund të zgjedhni milisekondat).

kur përfundoni, klikoni done, që të ruani atë prerje.

Nëse ka pjesë të tjera që duhet prerë, vetëm përsëritni të njëjtin proces aq herë sa keni dëshirë. /itshqip.com
Për çdo pyetje ose problem mund të pyesni në forum.






Tutorial shum me vlerë!
Nuk po di ku me downlodu kete program a muni mem ndihmu ??
un ekam dowlodu por vetem trial dhe kur po kovertoj diqka poma qet logon e avs aka mundsi me dowlodu origjinalin apo esht me pages un kam punu me avs shum i mir esht converter por edhe video montazh edhe player esht program univerzal
[...] Mësime - Autori Kujtim L. Postuar me: 11.07.2012 – 5:02 pm | 3 Comments [...]
thanks for sharing this post about video converter
I would make an educated guess it's Java Mobile (/J2ME/MIDP. long island search engine optimization