USB 3.0 PCI Express kartelë
USB 3.0 tani më është realitet por shumë kompjutera dhe pllaka amë ende nuk kanë porte që përkrahin USB 3.0. Por tani nëse keni kompjuterë personal atëherë zgjidhja është kjo kartelë. E tëra qfarë ju duhet për këtë kartelë është një sllot PCI Express i lirë në pllakën amë. Pra nëse doni që ta keni USB 3.0 në kompjuterin tuaj atëherë ju duhet vetëm që ta bleni këtë kartelë USB 3.0 nga Transcend.
Kjo kartelë instalohet mjaft lehtë, përkrahë versionin e fundit të sistemit operativ nga Microsoft, dhe vetëm duhet ta vendosni në lPCI Express dhe të shfrytzoni transferimin e skedarëve me një shpejtësi tepër të madhe. Shpejtësia e transferimit të skedarëve me USB 3.0 është dhjetë herë me e madhe se sa tek USB 2.0,mirëpo shumica e paisjeve sot nuk kerkojnë të keni USB 3.0 për funksionimin e tyre.
Kjo kartelë përkrahë të gjitha paisjet tjera që funksionojn me USB 3.0 ose USB 1.1, andaj përderisa portet USB 3.0 të mos bëhen si porta standardë në kompjuterat personal, ju mund ta shfrytzoni këtë kartelë nëse doni të shfrytëzoni shpejtësinë e jashtëzakonshme të transferimit të skedarëve.





ku mundem me ble ?
ku mundem me ble
http://www.amazon.com/iMicro-Express-Card-IM-PCI3…
kjo faqe do te jete nje nga faqet qe do te kete informacion te vlefshem