Urdhëresa për bastisje në Megaupload është i paligjshëm, thotë gjykata.
Urdhëresa të cilën autoritetet e kishin përdorur për të kërkuar shtëpinë e themeluesit të Megaupload, Kim Dotkom, është i paligjshëm, thotë gjykatësi nga Zelanda e Re. Sipas gjyqtarit, gjithashtu është e paligjshme FBI të kopjon të dhënat dhe ti transferojë ato në SHBA.
Gjykatësi Helen Winckelmann thotë se tek urdhëresa për bastisje nuk është shpjeguar saktësisht se për çfar vepra bëhet fjalë.
FBI në bastisje ka sekuestruar makina luksoze dhe kompjuterë nga shtëpia e Kim Dotkom e cila vlersohet me miliona dollarë, dhe i cili ishte arrestuar së bashku me katër punonjës tjerë në Megaupload. Sipas gjyqtarit, urdhëresa e cila i është dhënë policisë nuk kishte përfshirë konfiskim dhe kërkim, që do të thotë i gjith aktiviteti i policisë është joligjore.
Kim Dotkom aktualisht është në pritje të procesit gjyqsor për ekstradimin e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në gusht, ku pritet të gjykohet për “mega komplot” dhe përvetësimin e qindra miliona dollarë përmes abuzimit të së drejtës autoriale./itshqip






gjynaf shpresoj ta ncjerrin nga burgu :S
gjynah me te vertet.me shume kane per te denuar kete se sa denojn vrasesit.