Ueb faqet qe perdorin WordPress ne rrezik?

Lajme - Autori Valion K. Postuar me: 12.05.2010 - 10:35 am | 4 Comments

Ditëve të fundit janë duke u raportuar se një numër i madh i uebfaqeve që përdorin WordPress janë duke u manipuluar nga hakerët. Fillimisht mendohej se këto manipulime bëheshin vetëm tek klientët e kompanisë DreamHost,por kjo nuk doli e vertetë ngase ueb faqe të shumta janë duke u manipuluar edhe tek klientët e kompanive tjera si GoDaddy, Bluehost, Media Temple etj.

Ueb faqet e manipuluara me  këto scripta apo kode të dëmshme,jo vetë që instalojnë programe keqdashëse tek përdoruesit por ato edhe i pengojnë uebshfletuesit si Firefox apo Google Chrome që ti identifikoj ato ueb faqe si të infektuara, dhe kjo bën që përdoruesit të infektohen mjaft lehtë.

Edhe pse shumica e uebfaqeve të sulmuara përdorin WordPress ende nuk mund të themi që problemi qëndron tek WordPress,ngase raportohet se edhe uebfaqe që përdorin aplikacione tjera janë bër pjesë e këtij manipulimi.

Disa nga këto kompani hostingu klientave të manipuluar ju kanë thënë se problemi ka qenë se WordPress-i i tyre nuk ka qenë i përditësuar në versionin e fundit,por ju themi se kjo nuk qëndron ngase nga kërkimet e bëra uebfaqet e raportuara që janë manipuluar kanë qenë edhe ne versionin e fundit të WordPress 2.9.2, madje uebfaqe të ndryshme kanë qenë edhe me aplikacione tjera,por që të gjitha uebfaqet e manipuluara kanë qenë të zhvilluara në PHP,që mund të dyshohet edhe në ndonjë problem në PHP.

Po ashtu, nga të gjitha rportimet e bëra deri më tani të gjitha uebfaqet e manipuluara kanë qenë në servera të përbashkët(shared hosting), kështu që egziston mundësia se nga një uebfaqe e infektuar të infektohen të gjitha uebfaqet tjera në atë server.

Derisa të mos kuptohet se saktësisht ku qëndron problemi, duke marruar parasysh dhe se një numër i madh i uebmasterave shqipëtar përdorin WordPress dhe po thuaj se të gjithë këta uebmaster kanë të vendosura ueb faqet e tyre në servera të përbashkët(shared hosting), ne ju sygjerojmë që të bëni backup komplet uebfaqen tuaj, ngase egziston mundësia se shumë shpejt edhe ju të jeni pjesë e këtij manipulimi.



Publikuar nga





Displaying 4 Comments

  1. Fidi says:

    ishalla mu sma sulmojn :P

  2. Tigri says:

    edhe itshqip.com eshte wordpress , dmth edhe per ju staffi vlen kjo..:D

  3. WuL1 says:

    Haj ti se na bomm3rang e kemi te fort :D so let ITShqip me hack :P

    Ishalla edhe kta te wordpress i rregullojn kta probleme qe po i kan :D se met vertet wordpress perdoret shum !!!

  4. eli says:

    per me hack itshqip.com, duhet pak si shum ato hakerat me djersit bythen, vetem nese e bejne root serverin ku eshte i hostum itshqip, aty ska cka bon stafi, se tjeter ndrysh ma merr mendja krejt senet i kan siguru, klm.

Shkruaj nje koment

XHTML: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Read more:
iphone5-
Apple planifikon të prodhojë 25 milionë iPhone 5 deri në fund të vitit

iPhone 5 do të jetë më i hollë dhe më i lehtë me një kamerë 8 megapikselëshe, thonë burime për...

gmail
Gmail tani edhe në Gjermani

Google në një njoftim të bërë në blogun e vet njoftoi se edhe në Gjermani do të përdoret @gmail.com në...

Close