Twitter vlersohet në 10 miliardë dollarë nga blersit potencial.

Lajme - Autori Albo B. Postuar me: 10.02.2011 - 4:43 pm | 1 Comment

 

Shërbimi për mikro-blogim në 140 karaktere tash më një kohë të gjatë po tërheq kompani të mëdha me potencialin e saj, popullaritetin dhe qindra milionë përdorues. Tani më kanë dalur disa informacione se Twitter është në bisedime të “hershme” me blerës potencial, duke përfshi këtu Facebook dhe Google.

Sipas burimeve të Wall Street Journal, bisedimet nuk kishin përparuar, por është cekur një çmim i pabesueshëm. Twitter në ato bisedime të “hershme” është vlersuar diku 10 miliardë dollarë, çmim solid duke marë parasyshë se vetëm para një viti Twitter ishte vlersuar në 3.9 miliardë dollarë.

Twitter si kompani private nuk është e detyruar ti publikojë të ardhurat, por burime të ngushta me kompaninë thonë se në vitin 2010 kompania kisha pasur të ardhrura prej 40 milionë dollarë, kurse këtë vit priten të arrijnë deri më 110 milionë dollarë, duke përfituar nga shërbimet e reja për reklamim të cilat mikro-shërbimi i kishte prezentuar vitin e kaluar.

Krahasuar me vlersimin e çmimit, të ardhurat janë të vogla, por Twitter, kompania është vetëm 5 vjeç, në disa raste tregoi se ka potencial të pabesueshëm për sa i përket informacioneve të shpejta, shkëmbim të informacioneve në kohë reale, dhe informim të shpejtë në situata sikur protestat në Iran, Tunis dhe Egjipt./itshqip.com



Publikuar nga


Albo eshte autor në Itshqip.com, i cili në kohën e lirë preferon të shkruan, është student dhe një person i apasionuar pas Teknologjisë dhe Informatikës. Më shum është i përkushtuar për Sigurin në Internet, më saktësisht sigurinë në faqet e internetit dhe softuerëve.


Displaying 1 Comments

  1. [...] this article: Twitter vlersohet në 10 miliardë dollarë nga blersit potencial. Did you like this? Share [...]

Shkruaj nje koment

XHTML: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Read more:
ipko-twitter
Shkruaj në Twitter. Është falas nga IPKO!

Prej tani të gjithë ata që kanë llogari në Twitter mund të dërgojnë dhe pranojnë cicërimat e tyre, përmes SMS-ve...

timeline
Covera për Facebook Timeline!

A e keni pyetur vetën ndonjëherë se ku mund të gjeni ose të krijoni Covera për profilin e ri Facebook...

Close