Twitter teston funksionin Auto-Translate

Web - Autori Dardan Postuar me: 23.02.2012 - 10:53 pm | 0 Comments


Twitter është duke eksperimentuar me një funksion të ri që përkthen automatikisht cicërimat në gjuhë të ndryshme përmes Bing Translator.

Një zëdhënës i Twitter tha se mikroblogu i famshëm botëror ka shtuar një funksion për një pjesë të vogël të përdoruesve javën e kaluar për të ndihmuar shfrytëzuesit të lidhen dhe të ndërveprojnë me të tjerët, pa marrë parasysh gjuhën që ata flasin.

“Një përqindje shumë e vogël e përdoruesve mund ta shohin funksionin për përkthimin e tekstit të një cicërime me Bing Translator si pjesë e një eksperimenti. Ne duam të ndihmojmë përdoruesit tonë, pa marrë parasysh se ku janë ata nëpër botë, apo çfarë gjuhe flasin,” tha zëdhënësi.

Faqja Faceblog.in.th ka marrë disa pamje të cicërimave të shkruara në Thai, në gjuhën Japoneze dhe Koreane , ndërsa me një klikim janë përkthyer në anglisht. Twitter ka qenë partner me Bing Translator, një shërbim falas që përkthen tekstin dhe faqet në gjuhë të ndryshme.

Eshtë ende e paqartë se kur do të vijë ky funksion tek të gjithë Twitter-uesit./itshqip



Publikuar nga


Dardani është autor në itshqip.com, i cili kohën e lirë e shfrytëzon për të shkruar, është student dhe është i apasionuar pas Teknologjisë dhe Informatikës. Ndiqe Dardanin në: Blog | Twitter | Facebook | Google+


Shkruaj nje koment

XHTML: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Read more:
firefoxhome
Lëshohet Firefox 8 beta

Nuk është mbushur ende një javë që nga lansimi i Firefox 7, ndërsa vijnë lajme të reja nga Mozilla Firefox,...

eurocom_D900F-Panther-workstation
Laptop te ri nga Eurocom

Eurocom do hedh ne treg laptopa të rinjë për ata që luajn lojëra dhe janë gjithmonë në lëvizje. Nëse jeni...

Close