Twitter ka vendosur t’i bashkohet Fondacionit Linux

Lajme - Autori Kujtim L. Postuar me: 27.08.2012 - 9:06 am | 0 Comments

Fondacioni Linux ka mbledhur rreth vetit disa emra të mëdhenj që nga ditët e para, dhe i fundit nga këta është blog shërbimi më i parapëlqyer nga çdokush, përndryshe më i njohur me emrin Twitter. Duke shkuar pas hapave të prodhuesit të çipave NVIDIA dhe gjigantit Korean Samsung, Zogu i Kaltër këto ditë njoftoi se do t’i bashkohet shoqatës burim-hapur javën e ardhshme, me shpalljen zyrtare që do të bëhet pas disa ditësh në tubimin LinuxCon North American në Kalifornia. Menaxheri i Twitter për Open Source, Chris Aniszczyk, thotë se me këtë “ne mund të përkrahim një organizatë që është e rëndësishme për ne dhe, të bashkëpunojmë me një bashkësi që po avancon Linux me aq shpejtësi sa ne po e përmiresojmë Twitter”. Nuk do mend se, kjo është një situatë ku të gjitha palët janë fituese. /itshqip.com


Tags: ,


Publikuar nga


Kujtimi është autor në itshqip.com, i cili kohën e lirë e shfrytëzon për të shkruar. Është punëtor në mërgim, entuziast i Teknologjisë dhe Informatikës.


Shkruaj nje koment

XHTML: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Read more:
counter-strike
Loja më e re Counter Strike: Global Offensive(Video)

Siç ishte njoftuar edhe më herët, pas 8 viteve arriti në botën e lojrave edhe një tjetër verzion i lojës...

cluzee-asistent-personal
Cluzee, asistent personal për Android

Asistenti personal i kompanisë Apple i cili është dhe vlera kryesore e iPhone 4S fitoi konkurencë. Kompania Tronton kishte lansuar...

Close