TshirtOS kyçet në rrjet, programohet, 100 përqind pambuk (video)

Lajme - Autori Kujtim L. Postuar me: 7.08.2012 - 3:00 pm | 0 Comments

Një monitor LED, kamerë, mikrofon, zmadhues dhe një akselerometër, të gjitha të paketuara në një bluzë me mëngë të shkurtëra dhe të kontrolluara përmes telefonit tuaj të zgjuar?

Ky është koncepti pas TshirtOS, një platformë që vishet për “vetëshprehje” që aktualisht ekziston vetëm si prototip. Ajo mund të tregoj tweets, të luaj video muzikore, të bëj fotografi nga lartësia e belit dhe t’i dërgoj ato në Instagram, dhe të zbatoj edhe shumë funksione të tjera.

Në CuteCircuit, që doli me këtë ide në bashkëpunim me (e paspjegueshme) Ballantine’s Whiskey, thonë se janë gati të testojnë produktin dhe të fillojnë prodhimin e gjërë të bluzës së zgjuar nëse ka interesim të mjaftueshëm. Bluza ende nuk ka faqe në Kickstarter, përshkrim definitiv të tipareve apo çmim, por duke u bazuar në historinë e CuteCircuit dhe videon e publikuar, besojmë se TshirtOS është diçka me tepër se një marifet marketingu për tërheqjen e adhuruesve të uiskit të famshëm – shikoni videon dhe gjykoni vet./itshqip



Publikuar nga


Kujtimi është autor në itshqip.com, i cili kohën e lirë e shfrytëzon për të shkruar. Është punëtor në mërgim, entuziast i Teknologjisë dhe Informatikës.


Shkruaj nje koment

XHTML: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Read more:
mircosoft-office-2013
Office 2013 përmban integrim të lehtë në Facebook dhe LinkedIn

Microsoft sot kumtoi se Office 2013 i ri do të përmbaj integrim më të lehtë për LinkedIn dhe Facebook brenda...

firefoxhome
Firefox 10 tashmë në dispozicion

Versioni i fundit i shfletuesit Firefox nga kompania Mozilla është tani në dispozicion për shkarkim falas. Përmirësime të shumta janë...

Close