Tim Cook ”Apple nuk do të ndryshojë”

Lajme - Autori Dardan Postuar me: 27.08.2011 - 11:16 pm | 1 Comment

Pas largimit të Steve Jobs, në postin e tij erdhi Tim Cook si pasardhës dhe CEO i kompanisë Apple. Tim Cook ka vepruar shumë herë si CEO i Apple kur Steve Jobs ishte keq me shëndet.

CEO i ri i Apple, Tim Cook ju ka dërguar të gjithë punëtorëve nga një e-mail për t’i siguruar ata se Apple nuk do të ndryshoj. Pasi Apple është kaq e suksesshme, do të ishte gjë e pakuptimtë që Tim Cook të ndryshonte mënyrën e drejtimit së kompanisë dhe krijimit të produkteve.

Më poshtë mund të lexoni përmbajtjen e e-mailit të dërguar nga Cook.

Unë jam duke kërkuar mundësi të mrekullueshme për shërbim si CEO i kompanisë me të vlefshme në botë. Kur u bashkova me ekipin e Apple ishte vendimi me i mirë që kam marrë ndonjëherë dhe gjithashtu ishte privilegj i jetës për të punuar për Apple. Unë ndaj optimizmin e Steve për të ardhme të ndritshme.

Steve ka qenë një udhëheqës i pabesueshëm dhe meritor për mua dhe punëtorët e tjerë dhe ne do të vazhdojmë të shkojmë përpara duke u bazuar në udhëzimet e kryetarit tonë të kaluar.

Unë dua që ju të keni besim se Apple nuk do të ndryshoj. Unë ushqej dhe festoj vlerat dhe parimet unike të Apple. Steve ka ndërtuar një kompani me kulturë që është komplet ndryshe nga kompanitë e tjera të botës dhe ne do të qëndrojmë besnik sepse kjo është ADN-ja jonë. Ne do të vazhdojmë të bëjmë produktet me të mira në botë në mënyrë që klientët tanë të ndahen të kënaqur.

E dua Apple-n dhe jam duke kërkuar dhe shikuar mënyra të ndryshme për t’u zhytur në rolin tim të ri. Të gjithë keni dhënë mbështetje të pabesueshme, bordi, ekipi ekzekutiv dhe shumë tjerë prej jush keni qenë frymëzues. Unë jam i bindur se vitet tona të mira qëndrojnë para nesh dhe se bashku do ta bëjmë Apple vendin me magjik në botë.

Tim

Çfarë mendoni për Tim Cook si CEO i ri i Apple? A mendoni se ai mund të vazhdojë të udhëheqë kompaninë në të njëjtën mënyrë si Steve Jobs?/itshqip



Publikuar nga


Dardani është autor në itshqip.com, i cili kohën e lirë e shfrytëzon për të shkruar, është student dhe është i apasionuar pas Teknologjisë dhe Informatikës. Ndiqe Dardanin në: Blog | Twitter | Facebook | Google+


Displaying 1 Comments

  1. Oki says:

    tamam puna me ndryshu, qat here e knaqin krejt…

Shkruaj nje koment

XHTML: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Read more:
facebook-credits-dealspot
Facebook do të paguajë përdoruesit që të shikojnë reklama

Rrjeti social përmes DealSpot programit do ti shpërblej përdoruesit me monedhë virtuale Credits pas shikimit të ndonjë reklame të brenduar...

g-male
Njoftohuni me burrin e përsosur G-Male.

Detyra e Google është që të zgjidhë çdo problem, dhe t'ju lehtësoj jetën juve, kurse produkti i tyre më i...

Close