Televizorët e menqur nga LG.

Hardware - Autori Albo B. Postuar me: 5.01.2011 - 12:18 am | 0 Comments

LG edhe zyrtarisht prezentoi Smart TV (televizorët), të cilët përdoruesve do ju sjellin diçka më të mirë dhe më të menqur. Produkt ideal për ne, kur në TV ka vetëm seriale të mërzitshme ose lajme të njejta – tani në vend se të kaloni nga një kanalë në tjetër, mund përmes Smart TV, të shfletoni në internet, të shikoni çfar bëjnë shokët tuaj nëpër rrjetet sociale, etj.

Vetëm pak kohë para CES(Consumer Eletronics Show) i cili mbahet në janar të këtij viti në Las Vegas, LG lansoi Smart TV(televizorët) të cilët mundësojnë ose më sakt ofrojnë qasje në përmbajtjet premium të Netflix dhe CinemaNow dhe LG aplikacionet të cilat ofrojnë pothuajse çdo gjë, duke u nisur nga lojrat e deri tek kurset edukative.

LG televizorët e menqur kanë dhe funksionin Smart Share i cili mundëson streaming të përmbajtjeve nga PC dhe paisje tjera kompatibile deri tek ekrani televiziv. Televizori ka të ndërtuar dhe një shfletues për ueb, kështu që përdoruesit nuk duhet të ulen para kompjuterit kur do të dëshirojnë të kyçen në internet. Përveq kësaj, televizori ka integrim edhe me rrjetet sociale si Facebook dhe Twitter.

LG Smart televizorët përfshijnë një seri të tërë prej LED, Plazma dhe HD televizorë, me modelet si K530, LV3700, LV5500, LW5600, LW6500, LW7700, LW9500, LW9700, PZ750 и PZ950./itshqip.com



Publikuar nga


Albo eshte autor në Itshqip.com, i cili në kohën e lirë preferon të shkruan, është student dhe një person i apasionuar pas Teknologjisë dhe Informatikës. Më shum është i përkushtuar për Sigurin në Internet, më saktësisht sigurinë në faqet e internetit dhe softuerëve.


Shkruaj nje koment

XHTML: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Read more:
youtube
Tejkaloni reklamat në YouTube

Reklamat janë shtojca që ju ndihmojnë njerëzve që të fitojnë nga klikimet mbi to, por problemi është se tek disa...

app inventor
Tani secili mund të krijon një aplikacion me Android App Inventor.

Google ka nisur një program pa pages, Android App Inventor, me të cilën secili mund shum lehtë të krijon një...

Close