Tani mund të ngarkoni fotografi direkt në Twitter.

Lajme - Autori Albo B. Postuar me: 10.08.2011 - 4:30 pm | 3 Comments

Twitter aktivizoi opsionin për ngarkimin e fotografive direkt në shërbimin e tyre përmes faqes së tyre.

Kjo do të thotë se nuk duhet të përdorni më ueb faqet tjera përmes të cilëve postonit fotografi në Twitter, shembull TwitPic, për të cilën ky lajm është shum i keq. Tani ju mund të ngarkoni fotografi direkt përmes Twitter.com me vetëm një klikim në ikonën me kamerë poshtë fushës ku shkruani statusin tuaj.

Në fakt, ju duhet të përdorni ueb faqen e tyre për të ngarkuar fotografi në Twitter. Kjo të paktën nuk është e mundësuar për klientët e jashtëm. Megjithatë, kjo risi është më shum e dedikuar për paisjet mobile. Opsioni ishte paralajmëruar më herët së bashku me integrimin e Twitter në iOS 5, dhe tani sigurisht ngarkimi i fotografive përmes telefonave të mençur do të jetë më e lehtë për t’u përdorur.

Fotografitë e publikuara në Twitter do të kenë URL-në pic.twitter.com, kurse fotografitë do të hostohen në Photobucket./itshqip

 



Publikuar nga


Albo eshte autor në Itshqip.com, i cili në kohën e lirë preferon të shkruan, është student dhe një person i apasionuar pas Teknologjisë dhe Informatikës. Më shum është i përkushtuar për Sigurin në Internet, më saktësisht sigurinë në faqet e internetit dhe softuerëve.


Displaying 3 Comments

  1. sevdaim says:

    daimi

  2. Vetoni says:

    Palidhje definitivisht me hap linqe per me pa 1 foto, qe kaniher po mu bohet PC si Traktor mezi funksionon, e ardhmja e rrjeteve Sociale osht GoogLe + definitive jane te talentuar Google.

  3. [...] përmes shërbimeve të fotografive si yFrog, Twitpic, Instagram ose drejtpërdrejt nga shërbimi i Twitter për fotografi, atëherë ato fotografi do të shfaqen në proflin tuaj në Twitter si galeri [...]

Shkruaj nje koment

XHTML: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Read more:
Need-for-Speed-The-Run-Details
Vjen Need for Speed: The Run

Edhe pse edicioni i fundit i NFS është shfaqur së fundmi, titulli i ardhshëm do të paraqitet në treg këtë...

FacebookITshqip
Facebook së shpejti me ndryshime në Timeline

Qysh një javë më parë Facebook prezantoi dizajnin e ri të " News Feed", ndërsa tani ka filluar edhe përditësimet...

Close