Tableti Sony VAIO Duo 11 convertible me Windows 8 del në shesh

Hardware - Autori itshqip.com Postuar me: 30.08.2012 - 4:31 pm | 0 Comments

Kemi parë disa nga konceptet për PC hibrid nga Sony në CES qysh në Janar, dhe si duket, shumë shpejtë do të mund të shohim një nga ato pajisje në formën e prodhimit aktual.

PocketNow ka ardhur deri tek imazhi që shihet më lartë (dhe disa të tjerë) që zbulon një tablet / laptop që nuk u paralajmërua deri tani, VAIO Duo 11 convertible. Është e qartë se kjo është një pajisje me Windows 8 – me siguri jo me version RT, si thekson PocketNow për shkak të prezencës së Microsoft Office në imazh – por hollësira të tjera përveç kësaj, fatkeqësisht nuk ka.

Si mund të shihet, pajisja gjithashtu përmban një majë shkruese (stylus), dhe ai “11″ në emër duket se sugjeron një ekran 11-inch – që e vendos neë linjë me pajisjen 10.6-inch të vet Microsoft, Surface. Dallim më i dukshëm është tastatura e fiksuar që, në Surface është e shkëputur nga pajisja./itshqip

 



Publikuar nga


Itshqip.com, është portal shqiptarë për teknologji informative, i cili me konceptin, punën dhe dizajnin dukshëm dallohet nga portalet tjera në ueb hapësirën shqiptare, duke i pranuar dhe përdorur zgjidhjet më të reja digjitale për të promovuar IT përmbajtje sa më të mirë.


Shkruaj nje koment

XHTML: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Read more:
razer_fiona2-470-90
Razer paraqet Project Fiona, tablet kompjuter pëj gejmerë

Përveç paisjeve të ndryshme të cilat ishin prezentuar në CES 2012 në Las Vegas, ndoshta më i çuditshëm nga gjith...

happy-birthday-google
Google feston 13 vjetorin!

Sigurisht, ju para 13 vjetësh keni përdorur AOL dhe Yahoo si motorët e kërkimit primar, por që kur Google filloi...

Close