Google ka shitur tërë stoqet e Nexus 7 16GB tablet

Google si duket ka shitur tërë stoqet e Nexus 7 16GB tablet që kishin çmimin £199 ($249).
Pllaka 7-inch me ndërtim ASUS doli në shitje javën e kaluar por tani mban njoftimin “së shpejti në shitje” në faqen e dyqanit Google Play në SHBA dhe Britani të Madhe.
Konsumatorët e interesuar mund të regjistrohen që të njoftohen përmes postës elektronike kur pajisja të jetë sërish në dispozicion.
Pajisja me 8GB që kushton £159 ($199), dhe poashtu fuqizohet nga Android 4.1 Jelly Bean, ende mund të porositet, me kohëzgjatje dërgesash prej 3-5 ditësh.
Disponueshmëria e kufizuar
Shfaqja e pllakës së parë nga Google në treg pati sukses të jashtzakonshëm.
Ajo u shit në shumë dyqane me pakicë që në ditën e parë dhe portali i vet Google po haste në vështirësi për të mbajtur hapin me kërkesat e shumta.
Kjo me siguri do t’u pëlqej udhëheqësve të Google. Asgjë nuk është më e mirë se sa disponueshmëria e kufizuar që të ngris kërkesat në teknologji.
Pyetni në Apple; ata po përdorin të njëjtën taktikë për të ngritur kërkesën për pajisjet e tyre me vite të tëra. /itshqip.com




