Skype pret që deri në vitin 2015 të ketë 1 miliard përdorues

Software - Autori Valion K. Postuar me: 24.05.2010 - 11:48 am | 0 Comments

Operatori më i madh i thirrjeve ndërkombëtare ka theksuar se deri në vitin 2015 ata presin që ti kenë rreth 1 miliard përdorues.

“Gjysma e përdoruesve deri në atë kohë do të jenë kompani apo përdorues biznesi, dhe nga 20% sa është numri i tyre në këtë kohë, deri në vitin 2015 ky numër do të rritet në 30%” – tha David Gurle nga Skype.

Skype ka qendrën e saj në Luksemburg, dhe fillimisht ka startuar si kompani ku ka ofruar thirrje pa pagesë. Tani në versionin e fundit  të aplikacionit të tyre ata ofrojnë mundësinë e bisedave grupore me video.

“Ky është hapi më i madh në arritjen e këtij numri” – tha David Gurle.

David Gurle gjithashtu theksoi se të ardhurat e kompanisë vitin e kaluar janë rritur rreth 30%, rreth 580 milion euro.



Publikuar nga





Shkruaj nje koment

XHTML: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Read more:
kuiz
Kuiz nga Informatika në gjuhën Shqipe?

Pasi itshqip.com, dita ditës po përparon, dhe interesimi nga të rinjët shqiptarë po bëhet ende më i madh për të...

James ITshqip
James Berisha fluturon drejt Google Play

Një fluturim i vetmuar anembanë botës mund të jetë ëndërr e gjithkujt, por për James Berishën nga Kosova, fluturimi rreth...

Close