Shqiptari thyen rekordin e komenteve në Facebook!

Web - Autori Dardan Postuar me: 23.06.2012 - 6:52 pm | 0 Comments

Drejtuesi i faqes “Jeta Osh Qef” në Facebook, Gentjan Çekeli, ka arritur para pak ditësh të thyejë rekordin e komenteve në Facebook dhe të hyjë në Librin e Genisit.

Më datën 5 Mars 2012, ai postoi një shkrim me titull “A flejme gjume?“, i cili që në orët e para të postimit filloi të tërhiqte qindra komente dhe pëlqime, pas disa ditësh Jeta osh qef arriti të grumbulloj 50 mijë komente, pastaj me kërkesën e Gentjanit, fansat e faqes filluan edhe më shumë të komentojnë për t’iu treguar të tjerëve se edhe shqiptarët kanë mundësi të thyejnë rekorde.

Postimi pas vëzhgimit nga profesionistët e Librit të Genisit arriti të hyjë në listën e rekordeve me 1.008.924 komente.

Kjo faqe aktualisht posedon 667.396 pëlqime dhe rreth 80 mijë fansa janë aktivë. Gentjani pas hyrjes në Librin e Genisit si postimi me më së shumti komente në Facebook, i falenderoi të gjithë ata që kanë kontribuar, qoftë edhe me një koment të vetëm.(dardankrasniqi)/itshqip



Publikuar nga


Dardani është autor në itshqip.com, i cili kohën e lirë e shfrytëzon për të shkruar, është student dhe është i apasionuar pas Teknologjisë dhe Informatikës. Ndiqe Dardanin në: Blog | Twitter | Facebook | Google+


Shkruaj nje koment

XHTML: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Read more:
fedora8
Instalimi i Fedora Core 8

Sot do te instalojm Fedora Core 8 Linux. Gjerat qe na nevoiten: Nje DVD/CD me Fedora Core 8 dhe pak...

iPhone-4-Twitter
Përditësohet aplikacioni i Twitter për iPhone dhe Android

Twitter ka njoftuar versionin e ri të aplikacionit për iPhone dhe pajisjet Android. Aplikacioni sjell karakteriska të reja, duke përfshirë...

Close