Shqiptari që korigjoj gabimin e Facebook!

Web - Autori Dardan Postuar me: 20.06.2012 - 3:23 pm | 0 Comments


Rrjeti social, Facebook, vitin e kaluar lansoi një program për korigjimin e gabimeve dhe mangësive të cilat hasen brenda sistemit të faqes, duke i shpërblyer të gjithë ata që zbulojnë edhe me të voglin gabim.

Deri tani, ky program ka arritur t’i grumbulloj 131 persona nga 27 vende të botës, ku krahas 27 shteteve merr pjesë edhe shteti i pavarur i Kosovës, i cili është përfaqësuar nga Denis Avdiu.

Denis Avdiu nga Mitrovica, tha në një intervistë për IndeksOnline:

Kishte kohë që vëreja një gabim në Facebook, gabim ky i cili i përkiste sigurisë, përmes të cilit unë mund të shikoja ata persona të cilët menaxhojnë faqet e tyre në Facebook. Disa muaj më vonë, Facebook lëshoi programin e raportimit të gabimeve dhe i informuar nga një portal i teknologjisë për këtë lajm, vendosa që gabimin e zbuluar ta raportoj tek Facebook.

Ai tregon gjithashtu për vështirësitë që kishte hasur gjatë marrjes së shpërblimit për gabimin e korigjuar, për shkak se Kosova ende nuk njihet si shtet nga Facebook. Megjithatë, Avdiu, është shumë i lumtur që ka arritur të jetë në listën e 131 personave që kontribuan në gabimet e Facebook.(dardankrasniqi)/itshqip



Publikuar nga


Dardani është autor në itshqip.com, i cili kohën e lirë e shfrytëzon për të shkruar, është student dhe është i apasionuar pas Teknologjisë dhe Informatikës. Ndiqe Dardanin në: Blog | Twitter | Facebook | Google+


Shkruaj nje koment

XHTML: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Read more:
google_image
Tani mund të bëni +1 edhe fotot në Google+

Përdoruesit e Google+ prej tani mund të vlerësojnë edhe fotogafitë, të cilat shpërndahen në këtë rrjet social sikurse përmbajtjet e...

Photoshop-Touch
Adobe Photoshop Touch për iPad

[MWC 2012] Nëse ju keni qenë duke pritur Adobe Photoshop për iPad-in tuaj, atëherë pritja juaj ka përfunduar. Sot, Adobe...

Close