(Plotësuar)Shfaqet imazhi i tabletit Nexus 7!

Hardware - Autori Dardan Postuar me: 27.06.2012 - 7:17 pm | 0 Comments

Google ka publikuar video promovuese, foto zyrtare dhe specifikat e Nexus 7, e cila është prodhuar nga Asus. Nexus 7 ka një ekran 7 inç, një procesor me katër bërthama dhe “bateri që zgjat gjatë gjithë ditës.”

Ekrani mbështet rezulucion prej 1280 x 800 pikselësh me një dendësi prej 216 pixel PPI, punon  në procesorin Nvidia Tegra3 me katër bërthama, posedon 1 GB RAM dhe 8 ose 16 GB hapësirë, varësisht nga modeli. Njëashtu ka dhe kamerë 1.2 megapixel për video thirrje, dhe sistemin operativ Android Jellybean. Siç dhe kemi pritur, Nexus 7 do të kushtojë 199 dollarë për 8GB, ose 250 $ per 16 GB.

Më shumë detaje mbi Google Nexus7 tabletin mund të shikoni në konferencën e I / O të cilën mund të ndiqni live.

*****************************************

Po prisnim lajme dhe lajmet sapo erdhën, të nxehta dhe të mira, ato na tregojnë imazhin e tabletit me të ri të quajtur Nexus 7.

Nuk janë dhënë shumë detaje rreth Nexus 7, por e kuptuam se do të drejtohet nga sistemi operativ Android 4.1 Jelly Bean.

Shpresojmë se më vonë do të jemi të gjendje të marim më shumë detaje, e për t’i shikuar detajet e tabletit Nexus 7, qëndroni më ne./itshqip

Video Promovuese:



Publikuar nga


Dardani është autor në itshqip.com, i cili kohën e lirë e shfrytëzon për të shkruar, është student dhe është i apasionuar pas Teknologjisë dhe Informatikës. Ndiqe Dardanin në: Blog | Twitter | Facebook | Google+


Shkruaj nje koment

XHTML: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Read more:
ipad3
iPad 3, në ditëlindjen e Steve Jobs?

Kanë filluar përsëri thashethemet për versionin e ri të tabletit iPad 3 nga kompania Apple. Ashtu sikur iPad 2 edhe...

hacker
Hakerët turk në aksion

Derisa grupet si LulzSec dhe Anonymous kanë marrë shumicën e publicitetit kohët e fundit, ka ende individë apo grupe të...

Close