Sa është i sigurt fjalëkalimi juaj?
Hapat me të cilët po ecën teknologjia sot, apo më mirë të themi fuqia e GPU-së tek kartelat grafike apo dhe fuqia e procesorëve që kanë pajisjet e hedhura në treg nga kompanitë e ndryshme, kanë vënë në rrezik fjalëkalimet tuaja. Madje nga konkurrenca e madhe në tregun e këtyre pajisjeve çmimet e këtyre pajisjeve sa vinë e zvogëlohen, gjë që lejon që keqbërësit në internet të kenë mundësi të blejnë pajisje të tilla me fuqi tepër të mëdha të vetive që i cekëm më lartë.
Ndoshta do të pyesni se pse fjalëkalimet tuaja janë në rrezik? Dikush ka dëgjuar për metodën me të cilën synohet zbulimi i fjalëkalimeve, metodën e quajtur BRUTEFORCE por për ata që nuk e dinë se çfarë është bruteforce, ju themi se kjo metodë nënkupton zbulimin e fjalëkalimeve tuaja duke provuar të gjitha kombinimet e mundura të shkronjave,numrave apo simboleve deri në zbulimin e fjalëkalimit tuaj, pra thyesi apo keqbërësi tenton çdo fjalëkalim të mundshëm deri në zbulimin e atij të duhurit.
Kjo metodë e thyerjeve të fjalëkalimeve mundësohet nga shumë aplikacione që gjenden në internet, por edhe nga aplikacione të cilat i krijojnë keqbërësit për ti përdorur ata vetë personalisht. Nga ajo çfarë theksuam më lartë kuptohet se për të gjetur një fjalëkalim në këtë mënyrë kompjuterit i duhet shumë kohë për ta zbuluar fjalëkalimin, por kur kemi parasysh fuqinë në rritje që kanë pajisjet e cekura në fillim të artikullit rreziku i zbulimit të fjalëkalimit tuaj sa vjen e shtohet.
Madje në një kërkim të bërë nga një institut i kërkimeve rreth teknologjisë informative nga Georgia e SHBA-së thuhet se një fjalëkalim që përmban deri në 7 karaktere nuk është fare i sigurt, dhe kjo falë fuqisë që kanë kompjuterët sot. Sipas këtij instituti një fjalëkalim prej 12 karaktereve do të ishte i duhuri, por nëse thyesi apo keqbërësi ka kohë të presë me ditë të tëra apo dhe me muaj atëherë edhe një fjalëkalim i tillë do të mund të zbulohej.
Por ajo çfarë është më shqetësuese rreth fjalëkalimeve është së përdoruesit përdorin fjalëkalime të njëjta në vende të ndryshme, që natyrisht një gjë të tillë ne nuk do jua preferonim aspak.
Madje kohë më parë kompania e njohur BitDefender pati deklaruar për rreth 250 000 emra përdoruesish,email adresa dhe fjalëkalime të rrjeteve sociale që gjenden në internet të publikuara nga piratët e internetit, dhe 75% e këtyre përdoruesve përdorin fjalëkalimet e njëjta për email adresat e tyre, në rrjetet sociale dhe në vende tjera.
Por të përdorësh fjalëkalimin e njëjtë edhe në llogari financiare qofshin ato banka apo ueb faqe për blerje online vërtetë mund të jetë fatale për ju.
Se a përdorni fjalëkalime të njëjta në vende të ndryshme, sa i kushtoni rëndësi fjalëkalimit tuaj apo dhe diskutime tjera rreth sigurisë së fjalëkalimeve mund të diskutoni duke komentuar në ketë artikull.





walla sa i perket paswordaw une krejt i kam te ndryshemm :S::S shiqyR
Perdorimi i te njejtit paswword per nje numer te madh faqesh nuk do te ishte i efektshem sepse do te rrezikonte zbulimin e tyre nga keqberes.
Une do t'ua kisha preferuar nje metode per perdorim te password-ave (fjalekalimeve) te shumta por lehte per t'u mbajtur ne mend.
Psh ke nje pseudonim qe nuk e di shume kush apo ndonje fjale dhe ate me pastaj e kombinon me emrin perkates te web-it ku nodhesh. Psh fjala e pelqyer eshte infoshqip . Ate ne faqen itshqip.com do te mund ta kombinonit sipas mundesise psh shkruarja e 2 bashketingelloreve te para(t dhe sh) dhe pastaj 2 zanoreve te para(i dhe i):
infoshqiptshii
Kjo ishte vetem nje ide.Nuk do te thote qe duhet ta perdorni gjithsesi!
sa i perket passwordav tmi une i kom krejt te ndryshum edhe gjithmon ja u kombinoj passav tmi ka 1 symbol qe kurr sun ma crackin pa e lon pc dhez 3muj
HAHAHA
une perveti e di vet qka shkon per me crack edhe vet perdori, dictionary attack , brute force, rainbow tables etc etc:P
mu hala ska dal njeri qe um ka crack pass
Deri sot nuk me kan Crack asnje Password.
A qe i kam do usera ne internet i kam me password-e te ndryshme. Po sot qka spo ndodh
nese don mu siguru ne web faqe veq e shkrun https://www.webi.com kjo e bon encryptimin e kr8 textit qe edhe nese e gjen dikush ata text problem e ka me deencryptu
Une ju kisha preferu qe paswordat ti boni duke i kombinuar simbolet alfa-numerike, mundesisht edhe simbolet tjera qe kish mu rrit perioda per thyerjen e paswordit. pra rritet numri i kombinimeve.