Rritje e aplikacioneve mobile në 2010, analizë nga Distimo.

Software - Autori Albo B. Postuar me: 11.01.2011 - 1:00 pm | 0 Comments

Apple mbetet akoma në krye për sa i përket numrit më të madh të aplikacioneve, diku me mbi 300.000 aplikacione mobile në vitin 2010, shifër e cila u dyfishua në krahasim me vitin e kaluar. Por, Android tregu i Google ka pasur një rritje të pabesueshme. Numri i Android aplikacioneve kishte aritur një numër prej 130.000, shifër e cila është 6 herë më shum se para 1 viti më par, thonë nga agjensioni për analizë të tregut mobilerik, Distimo në raportin e sajë për 2010. Shum larg pas Apple dhe Andorid janë 18.000 aplikacionet të Blackberry, ose 25.000 aplikacionet e Nokia Ovi dyqanit online.

Një krahasim interesant është në mes aplikacioneve të paguara dhe ato pa pagesë(ang. free). Sipas Distimo 300 aplikacionet më të popullarizuara në SHBA gjenerojnë, mesatarisht 3 milionë shkarkime çdo ditë, kundrejt 350.000 aplikacioneve të shkarkuara me pagesë, për një ditë. Krahasuar me vitin e kaluar, shkarkimi i aplikacioneve me pagesë është rritur për diku 30%, kundrejt shkarkimeve të aplikacioneve pa pagesë(ang. free).

Nga ana tjetër, pasi aplikacionet pa pagesë janë dhe më të popullarizuara dhe më shum të shkarkuara, një pjesë e madhe e programerëve si duket vendosin për të shfrytëzuar metoda tjera pagesash mbrenda aplikacioneve, se sa të krijojnë një aplikacione plotësisht me pages.

Raportin e Distimo mund të shikoni këtu. /itshqip.com



Publikuar nga


Albo eshte autor në Itshqip.com, i cili në kohën e lirë preferon të shkruan, është student dhe një person i apasionuar pas Teknologjisë dhe Informatikës. Më shum është i përkushtuar për Sigurin në Internet, më saktësisht sigurinë në faqet e internetit dhe softuerëve.


Shkruaj nje koment

XHTML: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Read more:
skype
Skype ju mundëson hakerëve të zbulojnë se çfar shkarkoni nga BitTorrent

Një grup hulumtues për siguri, në përpjekje për të dëshmuar një lëshim sigurie në Skype, arritën të krijojnë sistem i...

K-computer
Kompjuteri K është më i fuqishëm se 5 superkomjuterët në botë së bashku!

K Computer, sipas "kei" që në gjuhën japoneze do të thotë 10^16 (10 kvadrilion), më sakt numrin e llogaritjeve të...

Close