Rritje e aplikacioneve mobile në 2010, analizë nga Distimo.

Software - Autori Albo B. Postuar me: 11.01.2011 - 1:00 pm | 0 Comments

Apple mbetet akoma në krye për sa i përket numrit më të madh të aplikacioneve, diku me mbi 300.000 aplikacione mobile në vitin 2010, shifër e cila u dyfishua në krahasim me vitin e kaluar. Por, Android tregu i Google ka pasur një rritje të pabesueshme. Numri i Android aplikacioneve kishte aritur një numër prej 130.000, shifër e cila është 6 herë më shum se para 1 viti më par, thonë nga agjensioni për analizë të tregut mobilerik, Distimo në raportin e sajë për 2010. Shum larg pas Apple dhe Andorid janë 18.000 aplikacionet të Blackberry, ose 25.000 aplikacionet e Nokia Ovi dyqanit online.

Një krahasim interesant është në mes aplikacioneve të paguara dhe ato pa pagesë(ang. free). Sipas Distimo 300 aplikacionet më të popullarizuara në SHBA gjenerojnë, mesatarisht 3 milionë shkarkime çdo ditë, kundrejt 350.000 aplikacioneve të shkarkuara me pagesë, për një ditë. Krahasuar me vitin e kaluar, shkarkimi i aplikacioneve me pagesë është rritur për diku 30%, kundrejt shkarkimeve të aplikacioneve pa pagesë(ang. free).

Nga ana tjetër, pasi aplikacionet pa pagesë janë dhe më të popullarizuara dhe më shum të shkarkuara, një pjesë e madhe e programerëve si duket vendosin për të shfrytëzuar metoda tjera pagesash mbrenda aplikacioneve, se sa të krijojnë një aplikacione plotësisht me pages.

Raportin e Distimo mund të shikoni këtu. /itshqip.com



Publikuar nga


Albo eshte autor në Itshqip.com, i cili në kohën e lirë preferon të shkruan, është student dhe një person i apasionuar pas Teknologjisë dhe Informatikës. Më shum është i përkushtuar për Sigurin në Internet, më saktësisht sigurinë në faqet e internetit dhe softuerëve.


Shkruaj nje koment

XHTML: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Read more:
Fake-Siri-Android
Arrin Siri “fals” për Android?

Një nga problemet e Android Market është mungesa e moderimit të aplikacioneve. Me tona aplikacione të rreme gjenden në dyqanin...

iphone-sj1
iPhone SJ: Koncepti i ri i iPhone, frymëzuar nga Steve Jobs

Ne kemi parë ndryshime të shumta të iPhone në të kaluarën, por këtë herë po vjen një ndryshim ende më...

Close