Razer zbuloi një gejming laptopë ultra të hollë me video pad në prekje.

Hardware - Autori Albo B. Postuar me: 30.08.2011 - 12:00 pm | 0 Comments

Razer Blade është gjenerata tjetër e laptopëve 17-inch i cili është vetëm 2.2 centimetra i hollë dhe peshon 3.1 kilogram. Përveç që është kompakt për, siç dhe e reklamoi Razer “laptopi i vërtetë gejming”, tjetër risi interesante është se posedon OLED butona të cilat mund të personalizohen dhe LCD pad në prekje.

Video pad në prekje, i njohur ndryshe edhe si Switchblade UI, është interfejs i dizajnuar për ti shfaqur opsionet plotësuese nga lojrat. Ka dy module, një për të shfaqur informacione vizuale, shembullë hartat e lojës, dhe një modulë të dytë me të cilën mund të përdoret pad-i në prekje si kontrollues. Krahas video interfejsit, Blade ka edhe 10 butona tjerë të cilat mund të personalizohen.

Përndryshe, sa i përket pjesës harduerike, ky laptop ka 2.8 GHz Intel Core i7 2640 procesor me 8GB RAM dhe nVIdia Gegorce GT555M 2GB kartelë grafike, me 320GB SATA hard-disk. Më shum për përformansat e këtij super-laptopi, në faqen e Razer.

Edhe pse duket dhe tingëllon shkëlqyeshëm, nuk presim që së shpejti ndonjë gejmer të mburret me një Razer Blade të ri, në vendin tonë, sepse ky laptop kushton 2.800 dollarë, një çmim i lartë me siguri përshkak të interfejsit inovativ Switchblade./itshqip



Publikuar nga


Albo eshte autor në Itshqip.com, i cili në kohën e lirë preferon të shkruan, është student dhe një person i apasionuar pas Teknologjisë dhe Informatikës. Më shum është i përkushtuar për Sigurin në Internet, më saktësisht sigurinë në faqet e internetit dhe softuerëve.


Shkruaj nje koment

XHTML: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Read more:
wikipeia4
25 fotografitë më të bukura nga Wikipedia

Online Revista OddStuff Magazine paraqiti versionin e saj të 25 fotografive më të bukura në enciklopedinë online, Wikipedia. Me të...

The-new-iPad
Lansohet iPad 3

Sot në San Francisko, Apple prezantoi versionin me të ri të tabletit të vet iPad 3. Një tablet që do...

Close