Publikohet Joomla 1.6

Web - Autori Albo B. Postuar me: 12.01.2011 - 8:04 pm | 3 Comments

Publikohet verzioni më i ri i sistemit më të njohur për menaxhimin e faqeve, e cila duhet tu jep kontrollë më të madh dizajnerëve dhe përdoruesve të faqeve. Joomla është një CMS shum e thjeshtë për përdorim, e cila është shkarkuar diku mbi 22 milionë herë.

“Me opsionet dhe mundësit e reja, si hierarkia dhe dizajni i sistemit për kontrollë të qasjes, planë semantik XHTML, përmisimin e shtojcave vetëm me një klik, dhe mbështetje për me më gjuhë gjuhë, Joomla 1.6 kishte evuluar për tu bërë më miqësorë-ndaj-përdoruesve, mjet i fuqishëm në zhvillimin e ueb pranisë.” thotë Rajan Ozimek, presidenti i Open Sources Matters, organizata prapa projektit të quajtur Joomla.


Disa nga risitë e Joomla 1.6, janë:

- Kontrollë më të mirë për qasje dhe redaktim të përmbajtjeve me grupet e përdoruesve, të cilat mund të konfigurohen.

- Struktura e kategorive është caktuar nga më të thjeshtat e deri tek ato me një nivel pak më komplekse.

- Përmisime gjat instalimit, të cilat lejojnë që të instalohen më shum shtojca nga një paketë, dhe të cilat përditësohen vetëm me një klik.

- Më shumë mbështetje gjuhësore, për produksion më të lehtë të më shumë faqeve gjuhësore.

- Koha e fillimit dhe mbarimit të publikimit e moduleve me më shumë kontrollë.

- Më shumë template të reja, për ti pëlqyer syrit dhe shfletuesve të internetit.

- Më shumë kontrollë përmes stileve të templateve.

Për të shkarkuar Joomla, klikoni këtu.



Publikuar nga


Albo eshte autor në Itshqip.com, i cili në kohën e lirë preferon të shkruan, është student dhe një person i apasionuar pas Teknologjisë dhe Informatikës. Më shum është i përkushtuar për Sigurin në Internet, më saktësisht sigurinë në faqet e internetit dhe softuerëve.


Displaying 3 Comments

  1. Fatlum says:

    :) :):):):):):)

  2. Magari says:

    mbas 1 jave do dalin bugs e ri :D

  3. Egzon says:

    Edhe del edhe nuk del, bugs, keshtu qe nuk i dihet, un besoj qe nuk eshte i perkryer, por sic e pash ishte shum i leht per perdorim.

Shkruaj nje koment

XHTML: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Read more:
blackberry z10
BlackBerry Z10 kundër iPhone 5 , S III dhe Nexus 4

BlackBerry të mërkurën shfaqi dy smartphone të ri , BlackBerry Z10 dhe BlackBerry Q10 . Ndërsa sukses më të madhë...

timemagazine
10 paisjet më të mira për 2010, sipas magazinës Time.

Magazina Time publikoi listën e 10 paisjeve më të mira për vitin 2010. Në vendin e parë është iPad i...

Close