Presidenti i Paypal, Scott Thompson – drejtor i ri në Yahoo!

Lajme - Autori Albo B. Postuar me: 4.01.2012 - 9:21 pm | 0 Comments

Yahoo! më në fund emëroi drejtor egzekutiv. Bëhet fjalë për presidentin aktual të Paypal, Scott Thompson, tha kompania të mërkurën.

Vendi për drejtor egzekutiv(CEO) në Yahoo! ishte i lirë që nga shtatori, pasi që ishte shkarkuar Carol Bartz nga kjo kompani.

Thompson në Yahoo! vjen nga PayPal ku në vitin 2008 kishte postin e Presidentit të kompanis, ku më pas nën udhëheqjen e tij kjo kompani shënoi rritje të të ardhurave rekorde dhe përparim të madh, deklaruan nga Yahoo!.

Thompson do të jetë drejtori i katërt i kompanis për më pak se 5 vite, kurse detyra e tij nuk do të jetë aspak e lehtë duke marr parasysh faktin se Yahoo! tash më disa vite është duke luftuar për të qëndruar në treg.

Thompson e mori nën udhëheqje këtë kompanin në një kohë të vështir dhe të pasigurt. Me sa duket disa kompani, “private equity” janë të interesuar për të blerë një pjesë të vogël të Yahoo!, kurse Microsoft me Yahoo! kanë nënshkruar marrëveshje “besimi” me qëllim që të ketë qasje deri tek të dhënat finansiare të kompanisë.

Ishte Microsoft i cili në vitin 2008, tentoi ta blejë Yahoo!, me një çmim prej 44 milijardë dollar, por kompania atëherë nuk e pranoi këtë ofertë./itshqip

 



Publikuar nga


Albo eshte autor në Itshqip.com, i cili në kohën e lirë preferon të shkruan, është student dhe një person i apasionuar pas Teknologjisë dhe Informatikës. Më shum është i përkushtuar për Sigurin në Internet, më saktësisht sigurinë në faqet e internetit dhe softuerëve.


Shkruaj nje koment

XHTML: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Read more:
h264chromePlugin
Microsoft publikoi shtojcë për të rikthyer H.264 në Chrome.

Microsoft publikoi shtojcë për Chrome për Windows përdoruesit me të cilën rikthen mbështetjen e video kodekseve H.264, në shfletuesin e...

lion
Mac OS X Lion shkarkohet mbi 1 milionë herë për 24 orë.

Lion është sistemi operativ më shpejt i shitur i kompanisë Apple-s, për vetëm 1 ditë nga publikimi i këtij sistemi...

Close