Pornografia edhe zyrtarisht fitoi domenin .xxx

Lajme - Autori Albo B. Postuar me: 19.03.2011 - 7:07 pm | 1 Comment

Trupi ndërkombëtar përgjegjëse për domenet e internetit ICANN, zyrtarisht pas shum vitesh diskutime, kanë miratuar domenin top-level .xxx që të përdoret për faqe me përmbajtje pornografike.

Një prej arsyeve pse është miratuar ky domen është sepse në të kaluarën pornografia është përdorur si kurth për mashtrime dhe përhapjen e softuerëve maliciozë. Për këtë arsye ICANN do të regullojë .xxx domenin, përkatësisht do të egzistojë proces për aplikim dhe miratim të domenit. Përveç mashtrimeve, me regulimin do të bllokohet edhe pornografia e fëmijëve.

Me krijimin e domenit .xxx egzistonte një frikë se do të shkelet liria e fjalës, dhe se izolohet përmbajtja seksuale e faqes dhe me këtë egziston mundësia që faqet pornografike plotësisht të bllokohen thjesht duke bllokuar .xxx domenin.

Por, ICANN nuk do të detyrojë faqet me përmbajtje seksuale të përdorin .xxx domenin, dhe kjo do të mbetet një vendim vullnetar, ashtu që shumica e faqeve XXX do të mbajnë domenet e tyre .com që i kanë pasur edhe më herët.

Pritet që shitjet e .xxx domeneve të fillojë këtë verë./itshqip.com



Publikuar nga


Albo eshte autor në Itshqip.com, i cili në kohën e lirë preferon të shkruan, është student dhe një person i apasionuar pas Teknologjisë dhe Informatikës. Më shum është i përkushtuar për Sigurin në Internet, më saktësisht sigurinë në faqet e internetit dhe softuerëve.


Displaying 1 Comments

  1. [...] top-level .xxx ishte miratuar në mars të këtij viti me qëllim që të mundëson shfletim më të sigurt nëpër faqet pornografike, [...]

Shkruaj nje koment

XHTML: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Read more:
android
Android Market tani posedon mbi 400.000 aplikacione.

Tani ka mbi 400.000 aplikacione në dispozicion për shkarkim nga Android Market, thonë nga Distimo, një kompani e cila analizon...

Menaxhimi i Facebook fan pages, u bë më e thjesht.
Menaxhimi i Facebook fan pages, u bë më e thjesht.

Rrjeti social startoi, opsione të reja dhe të përmisuara për menaxhimin administrativ të fan pages. Tani kontrollin që keni mbi...

Close