PlayBase+, tableti i fëmijëve

Hardware - Autori Dardan Postuar me: 16.03.2012 - 10:09 pm | 0 Comments


Tabletët po bëhen gjithnjë e më të zakonshëm, por ishte vetëm një çështje kohe që prodhuesit e tyre të mendonin edhe për fëmijët.

Tableti PlayBase+ ka një dizajn të bukur dhe pjesa e pasme e tij është anti-bakteriale, në mënyrë që të jetë sa më i shëndetshëm për qeniet më të bukura, fëmijët. Ekrani i tij përmban një shtresë Silver që ndihmon parandalimin e rritjeve të baktereve.

Ka karakteristika të njëjta më tabletët e tjerë, një ekran 7″ (800 x 480), një procesor single-core 1.2 GHz, magazinë 8GB, 1GB RAM memorie, 0.3 megapiksell kamerë të përparme, kartelë microSD, Android 2.3 Gingerbread, WiFi, dhe qëndrueshmëri baterie deri në 5 orë. PlayBase+ vjen me aplikacione të para-instaluara të zgjedhura nga ekspertë të ndryshëm që sigurojnë një përvojë të mirë për fëmijët.

Tableti PlayBase+ është në dispozicion dhe kushton vetëm 229 dollarë./itshqip



Publikuar nga


Dardani është autor në itshqip.com, i cili kohën e lirë e shfrytëzon për të shkruar, është student dhe është i apasionuar pas Teknologjisë dhe Informatikës. Ndiqe Dardanin në: Blog | Twitter | Facebook | Google+


Shkruaj nje koment

XHTML: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Read more:
twitter-100M
Top 10 fotot e javës në Twitter

Duke ju falenderuar kompanisë Skylines ne nuk kemi nevojë të kontrollojmë me mijëra foto të postuara në Twitter. Duke përdorur...

redsnow-3.0
iOS 5.1 tethered jailbreak, tani në dispozicion

Para dy ditësh ju kemi njoftuar se Apple ka prezantuar versionin e ri të sistemit operativ iOS 5.1, dhe lajmi...

Close