Padit Faceebook-in dhe kërkon 84% nga kompania.

Lajme - Autori Albo B. Postuar me: 13.07.2010 - 3:56 pm | 1 Comment

Poll Ceglia, përndryshe qytetarë i Nju Jorkut, thotë se në vitin 2003 kishte investuar 1000 dollarë në Facebook, dhe për këtë arsye tani ai beson se i takon 84% e kompanis, e cila në ditët e sotme arrin një vlerë prej disa miliardeve.

Sipas marrëveshjes së dyshuar, ai në 1 prill 2003 i kishte dhuruar të holla themeluesit Mark Zukerberg, si investim për një ueb faqe, ku ai thotë (Poll Ceglia) se Zukerberg i kishte premtuar 50% të kompanisë dhe +1% pas seciles ditë nga 1 janari 2004, deri sa Zukerberg të mbaron faqen. Ndërtimi i faqes kishte zgjatur 34 ditë. Poll Ciglia tani ka ngritur padi kundër Facebook, me thotë se i takon 84% nga komapnia.

Eshtë e çuditshme se si z.Ciglia reagon pas 7 viteve nga përfundimi i një marrëveshje të dyshuar me themeluesin e Facebook. Wall Street Journal, të cilët kishin parë një kopje nga marrëveshja, thonë se “Data e marrëveshjes është në konflikt me datat e mëparshme kur ishte krijuar Facebook”. Duhet cekur poashtu faktin se Zukerberg ndërtoi fillimisht Facemash, dhe jo Facebook, në tetorë dhe nëntor të vitit 2003, dhe në këtë vit ende nuk e kishte regjistruar domain adresën thefacebook.com deri në janar të vitit 2004.

Për tu bërë rasti, edhe më interesant, gjykata e Nju Jorkut kishte dhënë urdhër për ta ndaluar Facebook në rast të ndonjë perpjekje për të “transferuar, shes mjetet ose aksionet..” deri sa të zgjidhet rasti në fjale. Facebook tani kërkon çështjen ta merr gjykata federale, dhe kërkon të hiqet ndalesa mbi transferimin e mjeteve.

Nga lajmet tjera për Facebook, Mark Zukerber fitoi portret-mozaik, i krijuar nga ikonat e Facebook.



Publikuar nga


Albo eshte autor në Itshqip.com, i cili në kohën e lirë preferon të shkruan, është student dhe një person i apasionuar pas Teknologjisë dhe Informatikës. Më shum është i përkushtuar për Sigurin në Internet, më saktësisht sigurinë në faqet e internetit dhe softuerëve.


Displaying 1 Comments

  1. Arjon says:

    Per mendimin tim ai genjen! :S

Shkruaj nje koment

XHTML: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Read more:
marreveshja
Padit Faceebook-in dhe kërkon 84% nga kompania.

Poll Ceglia, përndryshe qytetarë i Nju Jorkut, thotë se në vitin 2003 kishte investuar 1000 dollarë në Facebook, dhe për...

logitech m600
Top 10 teknologjitë për këtë javë

1. Logitech M600 2. NASA Deep Space Outpost 3. Samsung Voice-Controlled Universal Remote 4. Sony-X500iP 5. World' Tallest Building 6....

Close