OneNote për Android

Software - Autori Dardan Postuar me: 16.02.2012 - 5:07 pm | 0 Comments

Pas iOS dhe Windows Phone, aplikacioni OneNote i Microsoft-it arriti edhe për platformën Android. OneNote është një aplikacion që ju lejon të përdorni dhe ruani të gjitha shënimet dhe idetë tuaja.

Çdo gjë që ju shkruani në OneNote ngarkohet edhe në llogarinë tuaj në SkyDrive, e cila ju lejon të sinkronizoni të gjitha shënimet e OneNote nga desktopi juaj tek smartphonet, tabletët etj.

OneNote ofron këto karakteristika për Android: formatim teksti, fotografi, listat e renditjes, kapje e shpejtë e fotove, qasje të shpejtë në shënimet e ruajtura, sikronizim pa pagesë përmes SkyDrive vetëm me WiFi, qasje offline në shënimet tuaja, mbështetje të lidhjeve, dhe tryezën e redaktimit.

Aplikacioni OneNote mund të shkarkohet pa pagesë nga Android Market, ne të cilin mund të krijohen deri në 500 shënime. Ndërsa për 4.99 dollarë Microsoft ofron numër të pakufizuar të shënimeve./itshqip



Publikuar nga


Dardani është autor në itshqip.com, i cili kohën e lirë e shfrytëzon për të shkruar, është student dhe është i apasionuar pas Teknologjisë dhe Informatikës. Ndiqe Dardanin në: Blog | Twitter | Facebook | Google+


Shkruaj nje koment

XHTML: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Read more:
samsung-vs-apple
Samsung kërkon kodin burimor të iPhone 4S

Rasti Samsung dhe Apple dalë ngadalë po shëndrohet në seri spanjolle, ose me të rejën seri turke, dhe ne jemi...

windows7-phone-mango
Windows Phone 7 Mango vjen për “dy javë”

Microsoft në blogun e tijë Windows Phone blog, zbuloi se përmisimet e fundit të sistemit operativ mobil do të sjellin...

Close