Mozilla zgjeron partneritetin e kërkimit me Google

Software - Autori Dardan Postuar me: 21.12.2011 - 1:43 pm | 0 Comments


Mozilla ka zgjeruar partneritetin e saj të kërkimit me kompaninë Google, të paktën edhe për tre vjet të tjera.

Sipas kushteve të marrëveshjes, Google do të vazhdoj të jetë kërkues aktual për shfletuesin Firefox. Kushtet financiare të marrëveshjes mes këtyre dy kompanive nuk janë bërë publike.

Marrëveshja origjinale mes Mozilla e Googles ka skaduar në nëntor të këtij viti, ndërsa Mozilla kishte lansuar një version të Firefox në muajin tetor me ofruesin e kërkimit, Bing, duke shkaktuar spekulime se Bing mund të jetë kërkues aktual për Firefox.

Mesa duket Mozillën nuk e kishte penguar shfletuesi Google Chrome për të arritur këtë marrëveshje të re, edhe pse Google Chrome ka tejkaluar Firefoxin para disa javësh./itshqip



Publikuar nga


Dardani është autor në itshqip.com, i cili kohën e lirë e shfrytëzon për të shkruar, është student dhe është i apasionuar pas Teknologjisë dhe Informatikës. Ndiqe Dardanin në: Blog | Twitter | Facebook | Google+


Shkruaj nje koment

XHTML: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Read more:
Yahoo-Hotmail-GMail
Hotmail ofron një veçori të re

Tani Hotmail ofron një veçori të re, që nga Hotmail është quajtur "Hotmail Alias”, përmes kësaj veçorie të re përdoruesit...

chrome-remote-desktop-access
Kontrolloni kompjuterët tjerë përmes Chrome Remote Desktop Beta

Google lëshoi në përdorim një shtojcë të re për Google Chrome i cili ju mundëson përdoruesve që të kontrollojnë kompjuterët tjerë...

Close