Mesi nga muaji i ardhshëm me “këpucë të zgjuar” futbolli?

Lajme - Autori Albo B. Postuar me: 11.10.2011 - 5:01 pm | 0 Comments

Lojtari më i mirë në botë aktualisht Lionel Mesi për jo më shum se një muaj do të mbath “këpucët e zgjuara”, të cilat mund të mbledhin material ose informacione shtatorëshe, për fuqinë e goditjes së lojtarit, përpjekjet e tij fizike dhe të dhëna tjera të ngjajshme.

Jam i lumtur që jam “miu laboratorik”. Duhet të vazhdojm përpara. Këpucët janë të shkëlqyera dhe besoj se për disa vite do të ndodhen në prodhim masiv”, deklaroi Mesi, i cili pritet që nga muaji i ardhshëm të mbaj këto “këpucë të zgjuar” futbolli, ku do të  futet çip për mbledhjen e informacioneve.

Lojtari më i mirë në botë do të përdorë teknologjinë më të re të zhvilluar nga Adidas me qëllim që të përmisojë lojën e tij. Përveç forcës së goditjes, këto këpucë do të mbledhin të dhëna edhe për përpjekjet fizike të lojtarit në një ndeshje, shpejtësin me të cilën vrapon, numrin e kilometrave të vrapuar dhe të dhëna tjera të ngjajshme.

Të dhënat nga këpucët e zgjuar të futbollit do të mund të transferohen direkt në kompjuter, duke përdorur teknologjinë patela.

“I kam provuar më herët dhe gëzohem që do ti fitojë këto këpucë(futbolli) për përdorim të përhershëm.”, shtoi Mesi.

Nëse asgjë tjetër, së paku ato që nuk jan fansa të Mesit gjat ndeshjeve të tij do të mund të kontestojnë aftësit e tijë duke argumentuar këtë me faktin se “Mesi nuk luan aq mir, por që këpucët i ka robotike.” :P /itshqip

 



Publikuar nga


Albo eshte autor në Itshqip.com, i cili në kohën e lirë preferon të shkruan, është student dhe një person i apasionuar pas Teknologjisë dhe Informatikës. Më shum është i përkushtuar për Sigurin në Internet, më saktësisht sigurinë në faqet e internetit dhe softuerëve.


Shkruaj nje koment

XHTML: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Read more:
angry birds
Angry Birds vjen edhe në Facebook

Një nga lojrat më të njohura për mobil, Angry Birds, një lojë interesante ku zogjinjët nervoze ju hakmeren derrave, brenda...

galaxy-tab-2
Samsung paralajmëron tabletin e parë me Android 4.0

Samsung zyrtarisht paralajmëroi tabletin e parë i cili do të përdorë verzionin më të ri të sistemit operativ mobil Android,...

Close