Me Viber, flisni falas përmes telefonit tuaj mobil.
Viber është një aplikacion mobil për Android dhe iPhone i cila shumë lehtë integrohet me kontakt listën tuaj dhe ju mundëson të komunikoni falas me shokët dhe të afëmit tuaj kudo qoftë nëpër botë. Gjithçka që ju nevojitet për të krijuar një bisedë falas dhe me një cilësi të shkëlqyeshme është që të keni vetëm lidhje stabile të internetit në celularin tuaj.
Pasi të keni shkarkuar aplikacionin, Viber nga ju kërkon që të konfirmoni numrin tuaj telefonik përmes mesazhit aktivues SMS që ju dërgon dhe më pas ju duhet të lejoni qasje aplikacionit në kontakt listën tuaj, ku Viber në mënyrë automatike do të njeh kontaktet të cilët tashmë kanë instaluar Viber.
Është e kuptueshme se SMS dhe bisedat do të realizohen vetëm përmes Viber aplikacionit, dhe nëse ju pyesni vetëm si është e mundur ky aplikacion t’ju mundësojë juve të komunikoni falas dhe të mos kërkojë nga ju asnjë cent, vetëm përkujtohuni në Skype, dhe si ky softuer i njohur e bënë të njejtën gjë, madje posedon dhe verzion mobil.
Djemtë pas Viber akoma nuk kanë zbuluar mënyrë se si të përfitojnë nga përdoruesit e tyre, numri i të cilëve tejkalon shifrën prej 12 milionë përdorues aktiv nga gjithsej 20 milionë të regjistruar, por megjithatë premtojnë se:
- Asnjëherë nuk do të shëndrojnë këtë aplikacion me pagesë.
- Asnjeherë nuk do të kërkojnë të paguani për Viber-deri tek-Viber thirjet/bisedat.
- Asnjëherë nuk do të kërkojnë të paguani për Viber-deri tek-Viber SMS mesazhet.
- Asnjëherë nuk do të publikojnë reklama në këtë aplikacion.
- Të dhënat tuaja asnjëher nuk do të shiten, huazohen ose në çfardo mënyre të keqpërdoren.
Sipas testimeve tona gjat thirrjeve lokale dhe ato ndërkombëtare të realizuara përmes 3G dhe Wi-Fi lidhjet, kualiteti i bisedave përmes Viber ishte i shkëlqyeshëm, në momente edhe më i mirë se bisedat standarde përmes operatorëve.
Aplikacioni është falas për shkarkim nga App Store dhe Android Market./itshqip
Video:







po eshte e veret funksionon 100%
te duhet te kesh internet ne telefon me siguri,apo jo?
po duhet te kesh Wi-Fi ne telefon qe te mund te realizosh thirrjen.
amdeni me mtregu me cillen hymje te hteti me regjistru viber se kosova spe qet
abon me mtregu me cillen hymje te shteti me regjistru viber se kosoven spe qet
abon me mtregu me cillen hymje te shteti me regjistru viber se kosoven spe qet
Burimi: http://www.itshqip.com/#ixzz2Cb0V5c2j
Per Kosoven.
IPKO – e zgjedh SLOVENIA,
ndersa
VALA – e zgjedh MONACO
po e kam zgjedhur slowenia po spo me vjen kodi
mund te me ndimoj dikush un kam nje samsug gallaxi la fleur a mund ta instaloj viberin edhe si duhet
mund te me ndimoj dikush un kam nje samsug gallaxi la fleur a mund ta instaloj viberin edhe si duhet
Mund ta instalosh permes Play Store
Eshte me i mire WhatsApp
Numri ne viber +37744571659
Me falni, kamë instaluar Viber-in por kur erdhi koha te jap numrin nuk me pranon, mbase kam Ipko e bera Slovenia dhe numrin e telit nga (49……..) Mund te mendihmoni Ju Lutem. !! Ju Faleminderit.!