Më në fund publikohet Jailbrake edhe për iOS 5.0.x

iPhone i dekoduar është një iPhone i mirë.
Nëse deri më tani nuk e keni çliruar iPhone tuaj nga prangat e vendosura të Apple, tani keni mundësi shum lehtë ta bëni këtë. Verzioni i fundit i RedSn0w tani përfshin iPhone krejtësisht të lirë i cili punon në sistemin operativ iOS 5.0.1, pasi që hakeri Pod2g arriti krejtësisht të deshifrojë.
Pas disa muajve punë, Pod2g triumfoi mbi lavirintet e Apple-s të cilat i vendos pas çdo verzioni të sistemi operativ, me çka pamundëson zhbllokimin ose deshifrimin e saj, edhe pse suksesi i Apple nga fillimet e popullaritetit të iPhone1 në një masë të madhe varet nga njerëzit të cilët dekodojnë dhe krijojnë mënyra të reja për të përdorur telefonin mobil. Apple ka zakon të merr idetë nga hakerët të cilët programojnë aplikacione dhe pamundësojnë që teknikisht telefoni juaj të bëjë më shum se që nuk është i dekoduar. Shembull, dizajni i ri i qendrës për njoftime(ang. notification) i pranishëm në iOS 5.0 fillimisht ishte vetëm si një aplikacion i krijuar nga programerë të palicencuar dhe në dispozicion vetëm për iPhone të dekoduar.
Hakerët tashmë të njohur si DEV-TEAM, gjithë këtë cirkun për deshifrimin dhe dekodimin e paisjeve e quajtën “lojë në mes të miut dhe maces”. Deri më tani asnjë platformë mobile nuk ka qenë krejtësisht e dekoduar , dhe duket që akoma nuk do të ndodhë.
Më shum informacione se si të dekodoni iPhone tuaj në faqen e iClarified. Nëse qëndroni në Vanilla, ose Iphone mbetet i pa dekoduar ose i bërë “Jailbrake”, do të humbasni aplikacione të shkëlqyeshme si psh:
- Siri për iPhone4, 3GS; Aktivizoni asistentin personal Siri tashmë në dispozicion vetëm në iPhone 4S, edhe në telefonin tuaj iPhone 4 ose 3GS
- Winterboard, aplikacion i cili ju mundëson krejtësisht të ndryshoni interfejsin dhe gjith dukjen e sistemit operativ.
- iFile, ju mundëson të lëvizni dosje, të kopjoni dhe të modifikoni ato ngjajshëm sikur në kompjuterin tuaj personal.
- SpringFlash, e mbani sustën për rritjen e zërit dhe për dy sekonda përfshin LED llambën të cilën e kanë iPhone 4, dhe 4S.
- FullScreen for Safari, knaqu me surfim në internet përderisa i gjith ekrani juaj shëndrohet në shfletues.
Do t’ju kishim sygjeruar të posedoni dituri të mjaftueshme rreth dekodimit ose jailbrake të iPhone, dhe të lexoni diçka më shum sepse ka mundësi të mos ju pranohet garancioni më pas në rast të ndonjë defekti të paisjes. Ju këtë e bëni në rrezikun tuaj personal, ne si ItShqip nuk mbajmë ndonjë përgjegjsi./itshqip






Ja tutoriali per te ber jailbreak iOS 5.0.1: http://www.iphone-shq.com/?p=3497
Hey o ti alban, qajo video ne fund cka pot duket ty a??
A nuk osht tutorial a? Zdi pse po bon spam palidhje, kishe po ndihmoj dikon, kur kto e paskan postu edhe me video bile.
Ncncn, shqiptari veq me kqyr me shfrytzu dicka ne shpin te tjeter kujt…
Po bone ti me qat video update iPhonen locked ne iOS 5.0.1 edhe tregom ti mu a po mun me zhblloku kartelen.Kur nuk merr vesh plP aty se kjo o veq me te kallxu qysh me bo jailbreak ndersa faqja qe e kam postu une te jep te gjitha te dhenat + ne gjuhen shqipe jo ne anglisht.
leht e ki me ndreq kartelen duhesh me hi ne cydia me ndreq
oo Jailbreak osht leht e kom bo 200 her,amo a po dekodohet,me bo karta e Vales,Ipko Z-mobile se Jailbreak dim me bo :S
Shendrit per ata e kom une at link pasi ne te te tregon se si me shti ne funksion edhe sim kartelen.Pasi duhet me rujt basebandin gjat kalimit ne iOS 5.0.1 lexo tutorialin prej keti linku: http://www.iphone-shq.com/?p=3497