Mango me mbi 500 opsione të reja për Windows Phone

Lajme - Autori Albo B. Postuar me: 24.05.2011 - 4:29 pm | 0 Comments

Përmisimet më të reja të Windows Phone – Mango do të kënë mbi 500 opsione të reja, tha drejtori gjeneral i Microsoft, Stiv Ballmer, para programerëve japonez, duke premtuar se më shum informacione për Mango do të tregohen në ngjarjen në Nju Jork.

“Filluam me Windows Phone një vit më vonë pasi unë kisha dëshirë. Turp për neve. Por vazhduam në mënyrë shum aktive përpara. Nisëm Windows Phone nëntorin e kaluar, prezentuam pjesë të përmisimeve; dhe publikuam se do të shfaqet në tregun Japonez këtë vit. Kjo jo vetëm që është një publikim më i gjerë, por shtuam dhe mbi 500 opsione të reja në Windows Phone.”

Numri i risive me të vërtetë duket impresive, edhe pse mund të thuhet se Stiv Ballmer këtë e përdorë pak më shum si marketing, sepse ka disi risi të mëdha dhe disa përmisime të vogla. Ajo çfar për momentin është pjesë e përmisimeve tek Mango, është se do të përfshijë, multitasking, IE 9, Windows Live Messenger, Twitter integrim dhe imell-biseda e cila do të ketë akses në faqen kryesore, së bashku me RSS feeds.

Prezentimin e plotë mund ta gjeni këtu, pjesa për Windows Phone fillon nga minuta e 28-të./itshqip



Publikuar nga


Albo eshte autor në Itshqip.com, i cili në kohën e lirë preferon të shkruan, është student dhe një person i apasionuar pas Teknologjisë dhe Informatikës. Më shum është i përkushtuar për Sigurin në Internet, më saktësisht sigurinë në faqet e internetit dhe softuerëve.


Shkruaj nje koment

XHTML: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Read more:
facebook
Facebook, reklama pa pagesë për bizneset e vogla

Facebook ka menduar edhe për bizneset e vogla, duke u prezantuar me një program të ri, në të cilin Facebook...

BankVault2-resized
Hakerët në Johannesburg kanë vjedhur 6.9 milion dollarë

Në tre ditët e para të vitit të ri është kryer një vjedhje e shkëlqyeshme e planifikuar dhe shum mirë...

Close