Lufta e patentave (infografik)

Lajme - Autori Albo B. Postuar me: 2.09.2011 - 9:30 pm | 0 Comments

Patentimi i ndonjë zbulimi në fakt mundëson që një person fizik ose një grup njerzish me ligj të materializojnë punën e tyre krijuese. Patentat janë bërë me qëllim që të nxisin zbuluesit të ndajnë veprat ose rezultatet e tyre me pjesën tjetër të botës dhe në këtë mënyrë të kontribojnë në risitë e mëtejshme. Megjithatë egzistojnë shumë kompani ose persona të cilët patentat e tyre i përdorin vetëm për ndjekje penale, pa ndonjë qëllim që të investojnë në zhvillimin e mëtejshme të patentave. Këto kompani ose individë ndryshe quhen edhe si Patent troll.

Momentalisht në botën e teknologjisë së lartë, patentat janë aryseja kryesore për çështje të mëdha gjygjësore të cilat bëhen në mes kompanive kryesore teknologjike siç janë, Apple, Samsung, Google dhe Microsoft. Patentat janë dhe arsyeja kryesore përse Google vendosi të paguajë 12,5 milijardë dollarë për Motorola Mobility.

Kompania Business Insurance Quotes krijoi një infografik interesant ku shfaq historinë e patentave, procesin e aplikimit për patentë, cilët organizata kanë aplikuar më shum për patenta, cilat patenta janë më të vlefshme, dhe të dhëna tjera lidhur me paditë në mes kompanive teknologjike./itshqip



Publikuar nga


Albo eshte autor në Itshqip.com, i cili në kohën e lirë preferon të shkruan, është student dhe një person i apasionuar pas Teknologjisë dhe Informatikës. Më shum është i përkushtuar për Sigurin në Internet, më saktësisht sigurinë në faqet e internetit dhe softuerëve.


Shkruaj nje koment

XHTML: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Read more:
motorola-droid-razr-2
Shikoni 15 video nga Android 4.0 për Droid Razr

Pronarët e Motorola Razr Droid në fund të qershorit do të pasurohen me Ice Cream Sandwich sistemin operativ kurse në ndërkohë...

evernote-hello-food
Evernote paraqiti dy aplikacione të reja – Food dhe Hello

Shërbimi për shënime dhe arikivimin e gjërave më interesante në Web, Evernote, startoi dy aplikacione të reja interesante Food dhe...

Close