Loja popullore CityVille, vjen në Google+
Kompania e lojërave Zynga, do të sjellë lojën e famshme të Facebook në rrjetin social Google+.
“Kjo nuk është sekrete, ne jemi adhurues të Google+, CityVille ka arritur shumë sukses në rrjetin e Facebook, por kjo nuk do të thotë se lojërat tona do të qëndrojnë vetëm tek Facebook, tek e fundit ne duam që lojërat tona të jenë të arritshme për të gjithë, pa marrë parasysh se ku luajnë përdoruesit, në Facebook, Google+ apo kudo tjetër,” thuhet në blogun zyrtar të Zynga’s.
Çfarë mendoni ju, a do luajnë përdoruesit në Facebook apo në Google+? Edhe pse Facebook prinë para Google+ më 800 milionë përdorues, ndërsa Google+ thuhet të ketë 50 milionë përdorues./itshqip






CityVille eshte nje nder lojrat me te klikuar ne facebook, dhe mendoj po ashtu do te jete edhe ne Google+, e sa per 800 milionet e facebook-ut, Google + edhe rival i facebook-ut dhe gjithmone do te jete tani eshte me 50 milion por pas nje viti do te jete shume afer.
Dhe mos harroni nje gje se qfare do qe fute kompania GOOGLE ne sken do te mberrije