Linux nuk do të mund të butohet me Windows 8?

Software - Autori Albo B. Postuar me: 23.09.2011 - 3:48 pm | 0 Comments

Pas konferencës Build ku Microsoft prezenetoi Windows 8 shumica me padurim e prisnin sistemin e ri operativ. Megjithatë ato persona që përdorin dy sisteme operative nuk do të jenë edhe aq të kënaqur me politikën e Microsoft, sipas së cilës Linux nuk mund të ngritet në ato kompjutorë të cilët kanë Windows8.

Sipas zhvilluesit të Linux Metju Geret, Microsoft kërkon nga prodhuesit të cilët dëshirojnë të kenë logon e Windows8 në produktet e tyre të mundësojnë UEFI(Unified Extensible Firmware Interface) boot-im të sigurtë. Sipas specifikimeve të reja të UEFI, për të punuar një sistem operativ duhet që të posedojë një çelës të nënshkruar në firmware të sistemit. Dhe kështu nëse instaloni ndonjë kartelë grafike në të cilën nuk ka të nënshkruar drajverë, ose nuk ka drajverë të cilët janë të nënshkruar me çelës i cili nuk ndohdet në firmware të sistemit, nuk do të mund të keni mbështetje për kartelën grafike në firmware të sistemit.

Secili kompjutor i cili do të mundëson ngritje(boot) të sigurtë nuk do të mund të butirat Linux, ose ndonjë verzion tjetër të pautorizuar. Në këtë mënyrë Microsoft planifikon të luftojë kundër piraterisë ndaj sistemit më të ri operativ Windows8. E vetmja gjë pozitive është se nuk do të mund të lëshohen programe keqbërëse në sistemin operativ.

Duke pasur parasysh se ka edhe shum kohë nga lansimi i Windows 8, Metju Geret në blogun e tij tha se nuk ka nevojë për panikë, por megjithatë duhet të jemi të shqetësuar. Microsoft ende nuk ka komentuar mbi fjalët e zhvilluesit Metju Geret./itshqip



Publikuar nga


Albo eshte autor në Itshqip.com, i cili në kohën e lirë preferon të shkruan, është student dhe një person i apasionuar pas Teknologjisë dhe Informatikës. Më shum është i përkushtuar për Sigurin në Internet, më saktësisht sigurinë në faqet e internetit dhe softuerëve.


Shkruaj nje koment

XHTML: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Read more:
iphone-sj1
iPhone SJ: Koncepti i ri i iPhone, frymëzuar nga Steve Jobs

Ne kemi parë ndryshime të shumta të iPhone në të kaluarën, por këtë herë po vjen një ndryshim ende më...

happy-birthday-google
Google feston 13 vjetorin!

Sigurisht, ju para 13 vjetësh keni përdorur AOL dhe Yahoo si motorët e kërkimit primar, por që kur Google filloi...

Close