LG prezentoi monitorin më të hollë në botë.

Hardware - Autori Albo B. Postuar me: 5.01.2011 - 4:00 pm | 0 Comments

LG Electronics (LG) prezentoi monitorin E90, i cili është vetëm 7.2 milimetra i trashë dhe deri më tani LED monitori më i hollë në botë.

Duke marë parasysh numrin e përdoruesve të cilët kompjuterët i përdorin për të shikuar filma, video, video materiale, kualiteti i monitorit bëhet më i rëndësishëm se kurrë. LG E90 ka një kohë të shfaqjes prej 2 milisekondave, ku fotografia mbetet plotësisht e pastërt dhe e qartë, edhe gjat skenave të shpejta aksione, duke e bërë kështu të shkëlqyer atë edhe për ngjarje sportive.

Sipas prodhuesit, Image Booster software të kompanisë LG, edhe përmbajtje e paqarta  në ueb faqet e internetit, si psh videot me rezulucion të dobët në Youtube në ekranin e LG E90 do të duken shum më mirë.

“E90 është rezultat i teknologjis së përparuar dhe dizajnit të shkëlqyer të kombinuar, dhe pa probleme.” tha Si-hwan Park, zëvendës drejtori i divizonit për monitorë në kompaninë LG. “Faleminderim në performansat revulucionere në drejtim të kualitetit të fotografisë dhe dizajnit të monitorit, LG E90 është përfaqësuesi i LG Super LED linjës për monitorë i cili vendosë standarde të reja në mundësit dhe dizajnin”, shkruan në lajmërimin për mediume nga LG Electronics të cilën ITshqip.com sot e pranoi.

LG E90 gjithashtu mundëson në mënyrë të konsiderueshme për të kursier energjinë diku deri në 40% në dallim me LCD monitorët tjerë, LG E90 poashtu posedon ndriqim CCFL në sfond.

Modeli më i fundit i LG monitorëve do të shfaqet në dhënjen e CES çmimeve inovative./itshqip.com



Publikuar nga


Albo eshte autor në Itshqip.com, i cili në kohën e lirë preferon të shkruan, është student dhe një person i apasionuar pas Teknologjisë dhe Informatikës. Më shum është i përkushtuar për Sigurin në Internet, më saktësisht sigurinë në faqet e internetit dhe softuerëve.


Shkruaj nje koment

XHTML: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Read more:
call-of-duty-black-ops
Video Lojrat më të Piratuara për Vitin 2010.

Call of Duty:Black Ops është video loja më e Piratuar për vitin 2010 ku sipas statistikave të TorrentFreak janë shkarkuar...

fifa teknologji
FIFA përsëri do të mendoj për video teknologjin në futboll.

Presidenti i FIFA-së, Sep Blater ndryshon mendimin, dhe premtoi se do të ri-hapë përsëri debat për të futur video teknlogjinë...

Close