Lady Gaga bie në duart e hakerëve?

Lajme - Autori Dardan Postuar me: 23.12.2011 - 12:30 pm | 0 Comments


Eshtë raportuar se Lady Gaga, një nga yjet me të popullarizuar në botë, kishte llogari zyrtare në Facebook e Twitter, llogari këto të cilat kanë rënë në duart e hakerëve. Hakerët më pas kanë përdorur llogaritë e saj për të dërguar mesazhe për të gjithë adhuruesit e saj, duke i ftuar ata t’i paraqesin të dhënat e tyre në këmbim me një iPad 2.

Mesazhi përfshinte një lidhje, e cila dërgonte në një faqe ku përdoruesit u përballen me një mesazh tjetër, në të cilin thuhej: “72 orët e ardhshme juve do të ju pret një befasi e bukur, nga e cila mund të fitoni një iPad 2. Regjistrohuni dhe merrni lajmërm të drejtpërdrejtë nga Lady Gaga me të cilin do të fitoni një iPad 2. Lexoni rregullat e konkursit dhe regjistrohuni në lidhjen e mëposhtme.”

Shumica e fansave të Lady Gaga janë regjistruar (afër 10.000 prej tyre kanë rënë në duart e hakerëve). Nuk u tha asgjë rreth asaj se a janë përdorur llogaritë e fansave për ndonjë qëllim të keq. Prandaj edhe nëse yjet botërorë shkruajnë nëpër profilet e tyre dhe ju dyshoni sadopak, mos klikoni në ato statuse./itshqip



Publikuar nga


Dardani është autor në itshqip.com, i cili kohën e lirë e shfrytëzon për të shkruar, është student dhe është i apasionuar pas Teknologjisë dhe Informatikës. Ndiqe Dardanin në: Blog | Twitter | Facebook | Google+


Shkruaj nje koment

XHTML: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Read more:
symatec
Hakerët publikuan kodin burimor të një antivirusi nga Symatec

Hakerët të cilët veten e quaj Lords of Dharamaja publikuan kodin burimor të mjetit pcAnywhere nga Symatec. Symatec është një...

acer_predator
Predator AG7750: Kompjuterë i ri nga Acer

Pa dyshim se për lojërat kompjuterike nevoiten kompjuterë më të avancuar se sa kompjuterët normal që i keni në shtëpitë...

Close