Kur patentat sulmojnë Android, Google gjithmon akuzon Microsoft dhe Apple

Lajme - Autori Albo B. Postuar me: 4.08.2011 - 3:31 pm | 0 Comments

Kur Microsoft dhe Apple, të cilët gjithmon kapeshin për fyti, do të fillojnë të shtrihen në një krevat të njejtë, ju filloni të pyesni vetën çfar po ndodh këtu. Kështu Google filloi në blog postin e saj ku akuzoi dy kompanitë e softuerit, së bashku me Oracle për fushatë të organizuar kundër Android.

Avokati i Google, Dejvid Drumond thotë se mbi 550 mijë Android telefona të cilët aktivizohen çdo ditë janë gjemb në sy për Apple, Microsoft dhe Oracle dhe për këtë arsye këto tri kompani kanë filluar luftë kundër platformës mobile duke shpikur patenta të ndryshme dhe vendosjen e licencave për prodhuesit e telefonave të mençur.

Sipas Google, Microsoft dhe Apple, së bashku me Sony, Ericsson, RIM dhe të tjerë, kishin blerë patentët e vjetër të Novell dhe Nortel me qëllim që Google të mos arij deri tek to. Google kishte ofruar 900 milionë dollarë për patentët e Nortel, por ato ishin blerë për “4,5 milijardë dollarë, që është pesë herë më shum se vlersimi fillestar prej 1 milijardë”. Këto patenta ju mundësojnë kompanive të paguajnë 15 dollarë për licencë për çdo paisje Android, me çka podhuesit automatikisht kanë më shum shpenzime nga përshembull, licenca për Windows Phone 7. HTC tashmë i paguan Microsoft-it, kurse Samsung dhe Motorola janë ballafaquar me padi që të fillojnë të paguajnë licencat.

Por, këshilltari i Microsoft, Bred Smit, menjëherë iu përgjigj akuzave me tweet duke theksuar se ato kishin ftuar edhe Google të bashkohet në grupën e cila i kishte blerë patentët nga Novell. Google kishte refuzuar ofertën.

Sipas Drudmond, lajm i mirë për Google janë autoritetet amerikane të cilët kanë filluar kontrollet për blerjet e patentave me qëllim që të parandalohet monopol. Por, gjithashtu ai paralajmëroi se Google do të tenton akoma të pasuron portfolion e saj me patenta me qëllim mbrojtjen e platformës./itshqip

 



Publikuar nga


Albo eshte autor në Itshqip.com, i cili në kohën e lirë preferon të shkruan, është student dhe një person i apasionuar pas Teknologjisë dhe Informatikës. Më shum është i përkushtuar për Sigurin në Internet, më saktësisht sigurinë në faqet e internetit dhe softuerëve.


Shkruaj nje koment

XHTML: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Read more:
1anon1
Intervistë: Anonymouse janë më të fuqishëm në botë

Christopher Dojon( i njohur si Komandat IKS), pjesmarrës në aksionet më të rëndësishme të Anonymouse, i cili aktualisht ndodhet i...

lg-prezentoi-optimus-lu2300-q2-56143
LG prezentoi Optimus LU2300 Q2

LG sot publikoi modelin Optimus LU2300 Q2 - një telefon i zgjuar nga familja Optimus i bazuar në platformën Android....

Close