Konvetoni Flash në HTML 5 vetëm me një klik?

Mësime - Autori Albo B. Postuar me: 8.01.2012 - 6:23 pm | 0 Comments

Adobe njoftoi se do të ndalojë të punoj tek verzioni mobil Flash, duke hequr dorë nga lufta me HTML 5. Puna e mirë është se Google është këtu për ti ndihmuar zhvilluesit të cilët punojnë në Flash. Në korrik, Google paraqiti një mjet softuerik i cili konverton nga Flash .SWF dokumentet në HTML5 kod. Bëhet fjalë për mjetin e quajtur Swiffy, i cili deri më tani ishte vetëm si shtojcë tek mjetet prrofesionale Adobe Flash.

Sipas një inxhinieri softuerik nga Google, Esteban de la Canal, qëllimi i Swiffy është që t’ju mundësojë zhvilluesve të vazhdojn të përdorin Flash-in si platform, madje edhe kur krijojnë animacione për platforma të cilat nuk mbështesin Flash. Swiffy shtojca për Flash e përshpejton punën, kshtu që vetëm me një klik ju mundëson zhvilluesve të konvertojnë animacione në HTML5.

Shtojca e shfrytëzon mjetin Swiffy si ueb shërbim për qasje në konvertimet e fundit. Puna e mirë me këtë shtojcë është se përdoruesit nuk kan nevoj të marrin çdo verzion të pluginit. Gjithashtu edhe pse shtojca shfrytëzon serverët e Google-s për të konvertuar, rezultatet nga konvertimi shfaqet në interfejsin e përdoruesit në mjetin profesional Flash. Shtojca mund të shkarkohet nga faqja zyrtare e Google Swiffy./itshqip



Publikuar nga


Albo eshte autor në Itshqip.com, i cili në kohën e lirë preferon të shkruan, është student dhe një person i apasionuar pas Teknologjisë dhe Informatikës. Më shum është i përkushtuar për Sigurin në Internet, më saktësisht sigurinë në faqet e internetit dhe softuerëve.


Shkruaj nje koment

XHTML: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Read more:
facebook-logo-590x221
Facebook, 350 milionë përdorues aktivë nga celularët

Facebook ka zbuluar se tani ka 350 milionë përdorues aktivë nga celularët në muaj nga shifra e përgjithshme prej 800...

pat-vaillacourt-tattoos
Njeriu me 10.000 URL-tatuazhe në trup!

Sa tatuazhe keni në trupin tuaj? Me siguri disa nga ju keni ndonjë ikonë, pikturë ose ndonjë emër të dashurit/es...

Close