Konvetoni Flash në HTML 5 vetëm me një klik?

Mësime - Autori Albo B. Postuar me: 8.01.2012 - 6:23 pm | 0 Comments

Adobe njoftoi se do të ndalojë të punoj tek verzioni mobil Flash, duke hequr dorë nga lufta me HTML 5. Puna e mirë është se Google është këtu për ti ndihmuar zhvilluesit të cilët punojnë në Flash. Në korrik, Google paraqiti një mjet softuerik i cili konverton nga Flash .SWF dokumentet në HTML5 kod. Bëhet fjalë për mjetin e quajtur Swiffy, i cili deri më tani ishte vetëm si shtojcë tek mjetet prrofesionale Adobe Flash.

Sipas një inxhinieri softuerik nga Google, Esteban de la Canal, qëllimi i Swiffy është që t’ju mundësojë zhvilluesve të vazhdojn të përdorin Flash-in si platform, madje edhe kur krijojnë animacione për platforma të cilat nuk mbështesin Flash. Swiffy shtojca për Flash e përshpejton punën, kshtu që vetëm me një klik ju mundëson zhvilluesve të konvertojnë animacione në HTML5.

Shtojca e shfrytëzon mjetin Swiffy si ueb shërbim për qasje në konvertimet e fundit. Puna e mirë me këtë shtojcë është se përdoruesit nuk kan nevoj të marrin çdo verzion të pluginit. Gjithashtu edhe pse shtojca shfrytëzon serverët e Google-s për të konvertuar, rezultatet nga konvertimi shfaqet në interfejsin e përdoruesit në mjetin profesional Flash. Shtojca mund të shkarkohet nga faqja zyrtare e Google Swiffy./itshqip



Publikuar nga


Albo eshte autor në Itshqip.com, i cili në kohën e lirë preferon të shkruan, është student dhe një person i apasionuar pas Teknologjisë dhe Informatikës. Më shum është i përkushtuar për Sigurin në Internet, më saktësisht sigurinë në faqet e internetit dhe softuerëve.


Shkruaj nje koment

XHTML: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Read more:
flickr
Flicrk publikoi fototgrafitë më të mira për vitin 2011

Flickr, rrjeti social për shpërndarjen e fotografive e cila numron mbi 6 milijardë fotografi nga 51 milionë përdorues, publikoi 18...

android
Android Market tani posedon mbi 400.000 aplikacione.

Tani ka mbi 400.000 aplikacione në dispozicion për shkarkim nga Android Market, thonë nga Distimo, një kompani e cila analizon...

Close