Katastrofa e quajtur BlackBerry

Lajme - Autori Albo B. Postuar me: 18.09.2011 - 6:47 pm | 0 Comments

Nuk është risi që kompanisë kanadeze Research in Motion e cila është edhe prodhuese e paisjeve BlackBerry kohën e fundit nuk po i shkojnë punët mirë, por tani janë të njohura dhe shifrat e sakta të tremujorit të dytë të këtij viti, të cilat mund të themi lirisht se janë shifra katastrofale.

Të ardhurat neto të kompanisë RIM në tremujorin e dytë të këtij viti janë 329 milionë dollarë. Në krahasim, kompania në të njejtën periudhë vitin e kaluar ka pasur 797 milionë dollarë të ardhura, një rënie e të ardhurave për 58,7%. Një rrënie të tillë nuk parashikonin as edhe analistët më pesimistë.

Çfarë do të ndodh me RIM?

Shifrat e fundit janë tregues për rënie serioze të kompanisë RIM, dhë përsëri parashtrohet pyetja për të ardhmen e kësaj kompanie. Në pako me rënien e të ardhurave, vjen edhe humbja e pjesës në treg të kompanisë: RIM kishte shitur 10,6 milionë paisje BlackBerry, që është 1 milionë më pak se që kishte parashikuar kjo kompani. Katastrofale është edhe shitja e tabletëve BlackBerry ku kjo kompani shikonte shpresa – janë shitur vetëm 200.000 nga 490.000 të parashikuara.

Derisa mediumet si Gizmodo analizojnë mënyrat se si RIM mund të shpëtohet, kompania paralajmëroi që do të ulë koston për PlayBook tabletët./itshqip

 



Publikuar nga


Albo eshte autor në Itshqip.com, i cili në kohën e lirë preferon të shkruan, është student dhe një person i apasionuar pas Teknologjisë dhe Informatikës. Më shum është i përkushtuar për Sigurin në Internet, më saktësisht sigurinë në faqet e internetit dhe softuerëve.


Shkruaj nje koment

XHTML: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Read more:
safari 5
Arriti Safari 5

Në WWDC Apple përkunder iPhone 4 prezentoi dhe shletuesin e ri Safari 5 për Windows dhe Mac. Risi për Safari...

smart-phone-games
Lojrat për telefonat e mençur sjellin më shum para sa që mendoni.

Mënyra në të cilën po konsumohen video-lojrat ngadal ka filluar të ndryshon. Mendoj se kaloi periudha kur dominonin konzolat si...

Close