Ja kështu do të duket Internet Explorer 9?

ZDNet publikoi fotografi dhe një post për dukjen e re të Internet Explorer 9, të marra nga faqja ruse e Microsoftit para se të njejtat të largohen. Nga fotoja duket IE9, si të gjithë shfletuesit tjerë modern, ka një dizajn të thjesht dhe interesant, ku më shum i është përkushtuar rëndësi hapësirës së ueb faqes, shfletuesi ka vetëm “navigation bar” dhe më pak butona.
Ka butonat themelore për tu kthyer në faqen e mëparshme, butonin për të bërë rifreskim(refresh), stop, butonin për ti ruajtur faqet e rëndësishme, butonin për home, si dhe opsionet tjera.
Eshtë interesante pozicioni i “addressbar”, Google Chrome dhe Firefox filluan të vendosin “tabs” përmbi “addressbar”, kurse IE9 si duket po vendos anash këtë opsion. Sipas faqes ruse, do të ketë “tear-off-tabs”, e cila është mundësi e konfiguruar në Windows Aero Snap opsionin, me çka i lejon përdoruesit të shikon dy faqe njëra afër tjetrës.
Faqja ruse thotë, se IE9 do të ketë opsion për faqe të “njohura”, me të cilin përdoruesit do të mund të hapin Windows “taskbar-in” pa e hapur fare shfletuesin, dhe do ti trajton ato faqe si Windows aplikacione, kjo është një risi e mirë, e cila premton se Microsoft definitivisht është përkushtuar për të përshpejtuar shfletuesin e saj.
Publikimi zyrtar i IE 9 do të bëhet më 15 shtator.





a muni me ma qu link per me download
Ende nuk eshte bere publike, do te behet me 15 shtator, lexo pak
.
Nice !!.
Ja ku Mund ta beni Download IE9 http://internet-explorer-9.en.softonic.com/downlo…
Koj Esht vetem per Win. Vista Servis Pack 2
@ Janni So kjo per windows vista per w7 ti a spe shen a :@
edhe sa e pata lexu une se ie9 punon me kartel grafike edhe me procesor edhe 1 gb ram duhet me pas per ket sen se e pata lexu ne ni vend tash se di sa oe vertet pritet kret me 15 shtator kur del edhe msn i ri 10.0
a bon edhe per XP, a veq per win7 osht ?
Apet me Google Chrome nuk ka !
cHrom3 mir e ki me google chrome ska
ma e mira osht nier per nier
a bon edhe per windos xp pls me trgoni