iPhone 5 vjen në shtator?

Hardware - Autori Albo B. Postuar me: 20.04.2011 - 7:58 pm | 0 Comments

Gjenerata e pestë e telefonave të mençur të kompanis Apple, iPhone do të shfaqet në shtator sipas tre burimeve nga kontinenti i Azisë. Prodhimi i telefonave të mençur iPhone, që do të posedojnë procesor më të shpejtë pritet të fillojë në korrik ose gusht, thuhet në një raport të Reuters.

Apple shumicën më të madhe të komponentave për iPhone i blen nga kompanitë Aziatike. Për disa kompani Apple është 20-40% e biznesit të tyre. Shembull për kompani të tilla janë Largan Precision, kompani e cila prodhon modulet për kamerën, Wintek Corp për ekranin në prekje dhe Foxconn Technology e cila prodhon kronizën e telefonit.

Problem për Apple mund të jenë kopanitë nga Japonia e cila ishte e goditur nga tërmetet dhe cunamet, me çka do të ngadalësojë prodhimin e ekraneve në prekje dhe flash memoriet.

Pritet, siç shkruan Reuters, Apple të lajmëron një tremujorë fiskal “spektakolar” të mërkurën, pavarësisht nga shqetësimet e tyre nëse dorëzimet e pjesëve do të mund të përgjigjen në kërkesat për shitjet e iPhone dhe iPad. Ky problem ishte shfaqur në iPad2 ku një javë ditë nga prezentimi i tabletit, Apple e kishte patjetër të refuzon disa porosi për shkak të shhitjeve të mëdha për një kohë të caktuar./itshqip



Publikuar nga


Albo eshte autor në Itshqip.com, i cili në kohën e lirë preferon të shkruan, është student dhe një person i apasionuar pas Teknologjisë dhe Informatikës. Më shum është i përkushtuar për Sigurin në Internet, më saktësisht sigurinë në faqet e internetit dhe softuerëve.


Shkruaj nje koment

XHTML: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Read more:
ios511
Lëshohet iOS 5.1.1

Apple ka lëshuar versionin e fundit të sistemit të vetë operativ iOS 5.1.1, version ky i cili sjell përditësime dhe...

twitterhack
Hack kreativ, zogu zëvendëson përdoruesit!?

Nuk duhet të keni aftësi programimi për të hakuar diçka, për të ndryshuar pamjen e ndonjë shërbimi të madh. Duhet...

Close