iPhone 5 ekziston si një prototip?
Pas lansimit të iPhone 4S, shumë njerëz janë zhgënjyer kur zbuluan se ky version erdhi me të njëjtin dizajn si versioni paraprak iPhone 4. Sidomos pas rrjedhjes së lajmeve, raporteve, artikujve, madje në shumë raste edhe fotografi, të cilat treguan formën dhe dizajnin e iPhone 5. Njerëzit pyesin, çfarë ndodhi me atë iPhone?
Sipas raporteve të fundit të postuara nëpër faqe të ndryshme të internetit, nëse ja vlen të ju besohet, iPhone 5 ka ekzistuar dhe ende ekziston si një prototip, por lansimi i tij u anulua për shkak të lirimit të iPhone 4S. Se pse nuk u lirua edhe iPhone 5, kishte thashetheme se Steve Jobs nuk ishte i kënaqur më idenë e telefonit që ka një ekran të madh “sepse nuk i përshtatet iPhohe,” thuhet në disa raporte.
Nëse janë të vërteta këto, atëherë do të thotë se Apple nuk do të nxjerrë një iPhone më ekran të madh?
Shokë dhe shoqe të nderuara ne vetëm duhet të presim deri vitin e ardhshëm për të parë fatin e iPhone, a do të dalë apo jo iPhone 5, na mbetet vetëm të presim./itshqip






Shisni shpin ene blejeni
PP hahahha
[...] re nga kompania Apple po dalin të vërteta. Gjithashtu në një postim tonin thuhej se ekzistonte prototipi i iPhone 5, prandaj ka mundësi që ai të shfaqet në mars të vitit [...]