Interesi ndryshon mendjen GoDaddy, tani shërbimi është kundër SOPA!

Lajme - Autori Albo B. Postuar me: 1.01.2012 - 12:00 pm | 0 Comments

GoDaddy tani jo vetëm që nuk e mbështet SOPA, por është edhe kundër propozimit, tha shërbimi për domene i cili ndryshoi mendjen kur po shikonte se si përdoruesit e tyre po transferonin domenët e tyre nga Goddady në disa shërbime(kompani) tjera.

Përdoruesit u zemëruan me GoDaddy pasi u zbulua se ky shërbimi ishte në listën e mbështetësve të propozim-ligjit Stop Online Pirace Act(SOPA), i cila nëse aprovohet mund të rezultojë me censurë të internetit në SHBA.

Në fillim kur një pjesë e përdoruesve i dhanë një ultimatum kompanis me fjalët: “Thoni JO për SOPA ose do të largohemi nga ju”, Goddady lëshonin përgjigje me tallje si psh. Ne kemi mbi 50 milionë domena, çfar janë 5 domenët tuaj. Më pas, vetëm një dit pasi filloi fushata në Reddit për transferimin e domenëve nga ata në disa shërbime tjera për regjsitrime të domenëve, kjo kompani doli me një deklaratë se janë duke menduar për këtë projekt-ligjë, që më tej vetëm pas për 2-3 ditëve të ndryshojn tërësisht mendimin për ligjin. Tani janë “kundër” SOPA me shpres që do të ndalojnë ikjen e klientëve.

Duhet theksuar që kjo kompani me këtë veprim tashmë ka humbur dhjetra mijëra domene ndoshta edhe 100 mijë , deri në këtë moment.

“Go Daddy kundërshton SOPA sepse legjislacioni nuk i plotson kërkesat bazë për krijimin e konsensusit mes invesitorëve teknologjik dhe komunitetit online. Kompania jonë shpreh keqardhje që humbi klientë, të cilët akoma mbeten prioriteti ynë më i madh, dhe shpresojm që do të rregullojmë marrëdhëniet dhe ti kthejm mbrapa bizneset me kalimin e kohës”, tha drejtori i GoDaddy, Warren Adelman.

Propozim-Ligji(SOPA) ka për qëllim që të parandalojnë piraterinë dhe shkeljet e autorit, por problemi qëndron në atë se autoritetet dhe kompanitë private kanë mundësi ose fuqi që të mbyllin faqe të tëra, edhe nëse faqja në fjalë ka përmbajtje legale. Sipas legjislacionit të propozuar, si shkelje e të drejtave të autorit do të konsiderohet edhe nëse, shembull, video e publikuar në sfondë ka muzikë të mbrojtur, klip filmik ose sportiv.

Gjigantët teknologjik si Mozilla, Google, Paypal, eBay, Twitter, Netscape dhe të tjerë tashmë kanë kundërshtuar këtë propozim-ligj.

SOPA momentalisht ndodhet para kongresit Amerikan i cili është në pushime dimërore. Për legjislacionin do të votohet pas Vitit të Ri./itshqip

 



Publikuar nga


Albo eshte autor në Itshqip.com, i cili në kohën e lirë preferon të shkruan, është student dhe një person i apasionuar pas Teknologjisë dhe Informatikës. Më shum është i përkushtuar për Sigurin në Internet, më saktësisht sigurinë në faqet e internetit dhe softuerëve.


Shkruaj nje koment

XHTML: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Read more:
iphone5
Historia e iPhone (infografikë)

Ne çdo ditë po zhytemi në tregime të reja për iPhone dhe teknologjinë e së ardhmës. ThingLink ka krijuar një...

tiwtter
Twitter vlersohet në 10 miliardë dollarë nga blersit potencial.

  Shërbimi për mikro-blogim në 140 karaktere tash më një kohë të gjatë po tërheq kompani të mëdha me potencialin...

Close